Home KRYESORE Shoh me trishtim burrëzimin e keq të gruas në trajektoren e vet...

Shoh me trishtim burrëzimin e keq të gruas në trajektoren e vet politike

Nga Ledi Shamku

Ka diçka të madhe që nuk shkon me vetë profilizimin e gruas në politikë. Kemi shtuar kuotat e pjesëmarrjes jo thjesht për më shumë emra të gjinisë femërore apo ca ngjyra buzëkuqesh më shumë. Por për t’i dhënë politikës edhe karakteristikat e çmuara femërore: fisnikërinë, butësinë, arsyetimin e qetë, durimin, mosdurimin ndaj banalitetit, zërin e shtruar, prakticitetin e bashkëpunimit etj etj. Shoh me trishtim burrëzimin e keq të gruas në trajektoren e vet politike. Një denatyrizim i shëmtuar. Dhe më vjen t’u thërras: mjaft o gra! Shëmtoheni duke shëmtuar edhe vetë politikën! Nuk kemi nevojë për më shumë burra idhnakë e inatçorë, por për gra fisnike që mbeten gra dhe vlejnë shumë! Gjeni një pasqyrë dhe mblidhni mendtë!

Share: