Home KRYESORE Shperthen Shano: Betoni tek parku është ekzekutim mafioz i demokracisë

Shperthen Shano: Betoni tek parku është ekzekutim mafioz i demokracisë

Nga Dritan Shano

Mafia shpesh i eliminonte kundërshtarët me këpuce betoni. Një metodë e gjatë ekzekutimi. U hidhte beton në këmbë dhe priste gjatë derisa ai të ngrinte. Kaq e sigurtë ishte se askush nuk do i shqetësonte tek kryenin këte lloj ekzekutimi, saqë e përdornin shpesh si mezazh për të trembur shumë të tjerë që guxonin të mendonin ndryshe. Pastaj e merrte viktimen dhe e hidhte në ujë. Asnjë viktimë nuk shpëtonte, sepse betoni i hedhur tek këmbët e mbante atë në fund. Kështu viktima mbytej. Një variacion i kësaj metode mafioze ishte edhe betonizmi i viktimave në themelet e ndonjë ndërtese, ku të nesërmen mund të banonin njerëz, të ishte një qendër tregtare, e pse jo edhe një park lojrash për fëmijë.

Erion Veliaj, Edi Rama dhe të paktën të gjithë Këshilltarët Bashkiake të Partisë Socialistë po bëjnë të njëjtën gjë tek Parku i Liqenit Artificial. Të gjithë këta nuk jane asgjë me shumë se Mafiozë, që po i vendosin nxitimthi këpuce betoni gjithë Tiranës, shoqërisë shqiptare, shpirtit të saj të lirisë, mushkërive ku ajo merr frymë. I gjithë ai beton që po hidhet atje, në fakt po tenton të varrosë lirinë dhe demokracinë për të instaluar përfundimisht arbitraritein, oligarkinë, diktaturën. Mesazhi është: që unë me ju bëj çfarë të dua! Nuk keni ç’më bëni. Bile duhet të filloni të më keni frikë. Të mbushni brekët.

Kësisoj Erion Veliaj dhe Edi Rama nën betonin që po hedhin tek parku duan të varrosin opoziten. Çdo lloj opozite në Shqipëri. Siç bënë në Kongresin e Partisë së vet.

Fëmijët që do luajnë nesër mbi atë beton tek Parku i Liqenit në Tiranë duhet ta dinë se po luajnë mbi një kufomë. Mbi kufomën e demokracisë shqiptare. Të cilën po e ekzekutojnë me kepucë betoni. Mafia style. Demokracia shqiptare po vdes nën beton në pranverën e vitit 2016. Vetëm 25 vjet pas ringjalljes së saj nga diktatura komuniste. Na hëngërt mortja të gjithëve!

Share: