Home KRYESORE Shqiperi-BE: U mbars mali dhe polli nje mi….

Shqiperi-BE: U mbars mali dhe polli nje mi….

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Sapo mbaroi takimi i lidershipit shqiptar me Komisionerin per Zgjerim te BE, Johanes Hahn. Ne tryezen e gjithe takimeve ishin ecuria e zbatimit te pese priotiteteve te vendosura per Shqiperine nga BE.

Nga nje lider tek tjetri, nga nje titullar institucioni tek tjetri, nga njera media tek tjetra te gjithe degjuam si nje lajtmotiv rituali gregorian tog-fjaleshin “pese prioritetet”. Pak dhe aspak qytetaret degjuan se cilat jane ne te vertete keto “pese prioritete”. Ndaj le t’i renditim edhe njehere:

1. Mbi administraten publike. Tranzicioni i tejzgjatur ka demtuar shume rende administraten publike te Shqiperise. Goditjet e motivuara politike, ndryshimet ligjore dhe strukturore, mos investimi ne kapacitete njerezore dhe shperdorimi edhe i atyre ekzistuese, vleresimi i dobet financiare e kane lene vendin me nje administrate shume te dobet, te politizuar, te paqendrueshme dhe te paprofesionalitet. Kjo gjendje e dobet e administrates shtrihet ne nivele qendrore dhe vendore.

Administrata publike e motivuar politikisht dhe pa profesionalitet eshte nje nga pengesat me serioze ne vend per zbatimin e ligjit. Sfida mbetet ne proces….

2. Reforma ne drejtesi.

Shqiperia po e mbyll tranzicionin me reformen ne drejtesi, me te cilen ne fakt do te duhej ta niste ate perpara 25 vitesh. Per nje cerek shekulli shqiptaret perjetuan sfida te medha transformimesh, kriza ciklike te cdo natyre, ulje-ngritje sociale dhe ekonomike pa pasur nje sistem drejtesie te pavarur, me integritet dhe profesional. Merret me mend sesi jane perballur qytetaret shqiptar per te kerkuar dhe per te marre drejtesi nga nje sistem i politizuar, i korruptuar dhe i paditur. Tranzicion pa drejtesi. Shtet te se drejtes pa drejtesi. Sundim ligji pa drejtesi. Liri dhe te drejta njeriu pa drejtesi. Liri prone dhe biznesi pa drejtesi. Me pak fjale: Demokraci pa Drejtesi. Kjo gjendje mjerane prodhoi kaos poshte ne shoqeri dhe autoritarizem kleptokratik lart ne krye te politikes dhe te shtetit. Sfida mbetet e hapur…

3. Lufta kunder krimit te organizuar.

Nje nga njollat me te zeza te tranzicionit ne Shqiperi eshte instalimi i krimit te organizuar. Thuajse te gjitha figurat e krimit te organizuar ne nivel nacional dhe trans-nacional kane “lulezuar” ne Shqiperine e tranzicionit. Drogat, armet, qeniet njerezore, parate e pista dhe derivatet e tyre kane gjetur ne Shqiperine e 25 viteve mjedise te pershtatshme, pa kurrefare rezistence kunder tyre dhe madje me mbeshtetje kleptokratike nga lart. Shkeputja e Shqiperise nga harta e krimit te organizuar eshte nje nga sfidat me serioze te vendit edhe per shume kohe qe do vijne. Beteja mbetet e hapur…

4. Lufta kunder korrupsionit.

Me shume se cdo problem tjeter, ekzistenca e korrupsionit ne tera nivelet ka gerryer besimin e qytetareve ndaj shtetit dhe respektin e tyre ndaj politikes. Shqiperia e 25 viteve te tranzicionit u be simbol i korrupsionit me famekeq ne Ballkan. Kultura e pandeshkueshmerise fitoi te drejten e qytetarise. Adiministata publike, institucionet politike, sistemi i drejtesise, madje edhe disa media dhe OJF u infektuan nga afera korruptive tronditese. Tani shoqeria duhet ta pastroje kete ves imoral. Por vesi vdes me njeriun. Edhe korrupsioni vdes me mbylljen e tranzicionit. Procesi vazhdon…

5. Te drejtat e njeriut.

Jane nje prej kolonave themelore te demokracise. Gjithashtu jane akoma endrra te parealizuara per shqiptaret. Pa hyre ne gjithe dimensionet e lirive dhe te drejtave te njeriut mund te permendim vetem dy prej tyre: e drejta e votes dhe e drejta e prones. E drejta e votes se lire dhe te ndershme mbetet akoma enderr e cunguar per qytetaret shqiptar. E drejta e prones po shnderrohet ne nje rekord negativ per shtetin shqiptar ne Gjykaten e Strasburgut….Cdo beteje po e fitojne individet dhe po e humbet shteti. Sfida te medha dhe te renda…

I vene perballe ketyre pese prioriteteve per Shqiperine ne proces e siper, Komisioneri i BE perseriti te njejtat sugjerime: dialog dhe gjitheperfshirje. Pak shpresa. Akoma me pak buzeqeshje. U mbars mali dhe polli nje mi.

Amerikanet kane shume te drejte kur thone: “Do it by yourself people!”. Shqiptaret duhet t’i kryejne vete punet e tyre. Ndryshe do perballen me sfida te pafund.

Share: