Home KRYESORE TA SHPËTOJMË RTK-n, NGA VARËSIA PUBLIKE DHE SINDROMI I DEMBELISË!

TA SHPËTOJMË RTK-n, NGA VARËSIA PUBLIKE DHE SINDROMI I DEMBELISË!

Nga Fadil Maloku

1.Nëse duam që RTK-ja ta ruan referencën e publikës, neutralitetit, profesionalizmit, mobilitetit aktiv, si edhe të filloj ta kultivoj logjikën e konkurencës lojale… , fare s’duhet të financohet nga qytetarët! Sepse, kjo mënyrë e financimit për gjithë vitet e pasluftës riprodhoi vetëm komoditet dhe dembeli absurde si në; staf ashtu edhe në Programe!

2.Ajo duhet të filloj të prodhoj Programe konkurruese në raport me sektorin privat, si edhe të angazhohet për një treg publik të hapur, ku standardi e mbizotëron kiçin (!) e jo anasjelltas!

3.Në këtë mënyrë “potenca e saj kadrovike”, do dëshmohej jo më përmes; klanizmit, partizimit, nepotizmit, etj. por, ekskuzivisht përmes; kuteve moderne të gazetarisë hulumtuese…!

Share: