Home KRYESORE Unë kam qenë e dashura sekrete e Helmut Kohl

Unë kam qenë e dashura sekrete e Helmut Kohl

Ka heshtur për gati 20 vjet, por tani, shumë pranë të 60-ave, kur nuk ka asgjë çfarë të humbasë,  Beatrice Egervári-Herbold ka vendosur që të thyej heshtjen dhe t’i thotë botës: “Unë kam qenë dashuria e fshehtë e Helmut Kohl”.

Ka zgjedhur ta bëjë në revistën rozë me tirazhin më të madh në Gjermani, “Bunte”, e cila këtë javë ka dalë në kioska me kopertinën kushtuar një afere që zgjati katër vjet, nga viti 1995 deri më 1999 dhe është mbajtur sekret pasi filloi kur të dy ishin të martuar dhe ish kancelari Kohl drejtonte Republikës Federale të Gjermanisë në një kohë vendimtare për ndërtimin europian dhe rënien e Murit të Berlinit.

Beatrice, e cila ilustron historinë e saj me fotot e çiftit, tregon se u takuan në vitin 1990 në saunën e Hotel St. Georg, në qytetin austriak të Bad Holfgastein kur ajo shkoi me burrin e saj dhe Kohl, gjithmonë me probleme mbipeshe, shkonte shpesh me shoferin e tij besnik dhe të matur Ecki Seeber. “Helmut Kohl më liroi vend në stolin e saunas, më ftoi të ulesha përkrah tij. Ishte një takim i natyrshëm, pa komplikime”, tregon Beatrice, e cila atëherë ishte 31 vjeç dhe përveç bukurisë, spontaniteti i natyrshëm joshi kancelarin. Kontaktet mes tyre  u përsëritën gjatë darkave, në bar apo në shëtitje, takime të parëndësishme që përfunduan me shkëmbimin e adresave.

Flirtuan dhe në vitin 1995, Beatrice u kthye në St. Georg për një kurë stresi, këtë herë pa burrin e saj. Kohl bëri të njëjtën gjë dhe këtë herë i dhuroi diçka shumë të veçantë, mollën e kristaltë që i kishte dhuruar Presidenti francez Zhak Shirak në takimin që kishin pasur disa ditë më parë në Strasburg, selinë e Parlamentit Evropian. “Ishte e mrekullueshme. U deshëm shumë”, kujton Beatrice, e cila ende e ka mollën, me dedikimin përkatës.

Takimet  u intensifikuan në mes 1996 dhe 1998-ës, periudhë në të cilën Helmut Kohl, sipas Beatrice, aktualisht agjente imobilare, e vizitonte çdo tetë ditë. Telefonatat ishin të përditshme. Në atë kohë, ajo ishte ndarë nga burri i saj, sepse “situata u bë e vështirë dhe Kohl e ndihmoi për t’i kapërcyer këto vështirësi. Më shumë se njëqind herë vizitoi ish kancelari të dashurën e tij në shtëpinë e saj në Ëiesbaden.”Ishim dy gjysma, dy shpirtra binjakë”, thotë Beatrice, një nga të paktët njerëz që mund të telefononte direkt shefen e kabinetit të Kohl, Juliane Weber, për të cilën gjithmonë është thënë se ka pasur një marrëdhënie përtej profesionales me kancelarin dhe të gjithë e konsideronin si zonja e re e Kohl, kur ky pas shtatë viteve i ve, shpalli martesën në vitin 2008.

Megjithatë fatlumja ishte Maike Richter, 31 vjet më e re se ai. Beatrice kujton se shumë pak ishin në dijeni të historisë së saj me Kohl, një rreth shumë i ngushtë dhe mes tyre, shoferi i kancelarit dhe Weber, e cila pa bërë pyetje i kalonte menjëherë telefonatat.

Pavarësisht njerëzve besnikë që Kohl, njeriu më i pushtetshëm i Europës kishte ndërtuar rreth tij, Beatrice gjithmonë është çuditur që gruaja e dashnorit të saj,  Hannelore nuk dyshonte për tradhtitë e tij: “Mos u shqetëso për këtë, gjithçka e kam rregulluar”, thotë ajo se i është përgjigjur Kohl.

Marrëdhënia përfundoi në vitin 1999, disa muaj pasi Kohl humbi zgjedhjet dhe i dorëzoi kancelarinë Social Demokratit Gerhard Schröder, një frakturë e dyfishtë që sipas Beatrice “e çoi në trishtim të thellë”. U panë për herë të fundit në vitin 2000. Kanë kaluar thuajse dy dekada, vite në të cilat biografia e Helmut Kohl është e mbushur me hije. Kohl tashmë 86 vjeç po përballet me parregullsi financiare në partinë e tij , me fëmijët që pati me Hannelore, gruan e tij në mes të 1960 dhe 2001, kur kjo, e sëmurë, depresive dhe vetëm vendosi t’i japë fund jetës në 2001.

Në kujtimet që Beatrice ka për Kohl, shihen vetëm yje dhe një dëshirë e madhe që ajo ka për ta takuar sërish. “Do të më pëlqente ta takoja sërish dhe besoj se kujtime që ai ruan nga ajo dashuri janë shumë të bukura”, thotë Beatrice. Zyra e Kohl nuk ka reaguar ndaj zbulesës së bukuroshes Beatrice. /DITA

Share: