Home KRYESORE Analistët për Zhurnal: Brukseli te bllokoje Gruevskin. Maqedonia rrezikon Lufte

Analistët për Zhurnal: Brukseli te bllokoje Gruevskin. Maqedonia rrezikon Lufte

Shkup, 22 prill – SHBA-të dhe BE-ja duhet përfundimisht që në praktikë ti bëjnë presion të madh ish kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili me muaj po taktizon dhe shkelë marrëveshjen e Përzhinos.

Sanksionet ndaj Gruevskit dhe partive tjera të cilët e kanë shkelur marrëveshjen e Përzhinos duhet të jenë të mëdha, duke e penguar udhëtimin e tyre në vendet e BE-së, duke ju bllokuar xhirollogaritë financiare dhe më në fund duke e kërcënuar vendin se mund të izolohet ndërkombëtarisht.

Kështu vlerson për Zhurnal, profesori universitar, Jove Kekenovski situatën e fundit në Maqedoni, ku kryetari i VMRO-DPMNE-së, ende mbetet njeriu më i fuqishëm duke i kontrolluar të gjitha institucionet shtetërore dhe duke adresuar kritika ndaj Ambasadorit amerikan, Xhes Bejli dhe ati evropian, Aivo Orav. Kekenovski vlerëson se duhet që bashkësia ndërkombëtare ti marr të gjitha masat urgjente dhe të tregoj haptazi se kush nuk dëshirën ta implementon marrëveshjen e Përzhinos.

“Duhet të merren të gjitha masat nga BE-ja dhe të tregohet qartë se kush nuk dëshiron ta implementon marrëveshjen e Përzhinos. Fajtori duhet të ndëshkohet, pasi në të kundërtën do të vazhdohet e eskalimin dhe destabilizimin e Maqedonisë. Urgjentisht duhet të ketë sanksione ndaj politikanëve të cilët nuk i përmbushin obligimet e marra para Bashkësisë ndërkombëtare, dhe për këtë qëllim Gruevski dhe dikush tjetër duhet të ndëshkohen fuqishëm, jo vetëm si lider por edhe partitë e tyre politike”, ka deklaruar për Zhurnal, profesori universitar, Kekenovski.

Nga ana tjetër ish diplomati Alajadin Demiri konsideron se tani ka ardhur koha e fundit që BE-ja të veprojë konkretisht dhe të ndëshkojë politikanët e papërgjegjshëm në Maqedoni.

Sipas tij duhet që realisht të merren sanksione ndaj politikanëve të cilët udhëheqin pushtetin duke aluduar në ish kryeministrin Nikolla Gruevski. Demiri kërkon që BE edhe praktikisht të veprojë duke ja ndërprerë lëvizjen e lirë drejtë shteteve të BE-së.

“Bashkimi Evropian pas dështimit të takimit në Vjenë do të jetë më i ashpër ndaj Maqedonisë më konkretisht ai do të jetë më i ashpër ndaj strukturave politike të vendit. Hapi më i rrept që do ta ndërmerr BE-ja është bllokimi i xhirollogarive të funkcionerëve nga Maqedonia dhe ndalimi i lëvizjes së tyre nëpër vendet e BE-së. Këto janë ato hapa që shprehin porosi të qarta ndaj Maqedonisë dhe nxitje e organizatave joqeveritare dhe opozitës për protesta me qëllim që këto ti kryejnë obligimet e tyre që do të thotë se ta detyrojnë Gruevskin dhe kompaninë e tij që të detronizohen. BE-ja nuk mund të ndërmerr masa tjera dhe masë tjetër që ka ngelur është shpallja e Maqedonisë si Protektorat por kjo tani për tani është masë e hershme dhe duhet të përgatitet terreni për këtë“, ka deklaruar për Zhurnal, Demiri

Ndryshe, mbrëm eurokomesari Johannes Hahn së bashku me eurodeputetët përmes një deklarate me shkrim kushtuar zhvillimeve të fundit në Maqedoni, shprehën keqardhje për anulimin e takimit në Vjenë.

Në këtë deklaratë mes tjerash Brukseli zyrtarë kërkon që Presidenti Ivanov ta tërheqë vendimin e fundit për falje, më pas kërkohet që në Maqedoni të respektohet sundimi i ligjit, pasi në të kundërtën Maqedonia mund të ndëshkohet me sanksione të ndryshme për shkak se nuk e respekton marrëveshjen e Përzhinos. Në këtë deklaratë mes tjerash ju jepet mbështetje protestave masovike të qytetarëve të Maqedonisë të organizuara nga sektori civil./© ZHURNAL.mk

Share: