Home KRYESORE Azemi: Ne Maqedoni të formohet LISTA SHQIPTARE për më shumë përfaqësim dhe...

Azemi: Ne Maqedoni të formohet LISTA SHQIPTARE për më shumë përfaqësim dhe dinjitet

Publicisti i njohur dhe profesori i gazetarisë Emin Azemi ka hedhur idenë e krijimit të një liste të vetme zgjedhore që do të faktorizonte shqiptarët në një kohë që shumë çështje me karakter kombëtar mbeten ende pa zgjidhur plotësisht.

Por ndryshe nga idetë e deritanishme, Azemi propozon që nisma duhet të ndërmerret pikërisht nga BDI, si partia më e votuar shqiptare.

Në një deklaratë për “Zhurnal”, Azemi thotë se kjo ide, megjithatë, do të mund të realizohej vetëm nëse BDI arrin të reformohet së brendshmi dhe për pasojë të krijojë edhe një ekip të ri qeverisës, duke bërë në këtë mënyrë që partitë e tjera shqiptare t’i bashkëngjiten asaj në krijimin e një platforme bashkëqeverisëse.

Azemi liston pesë argumente përse ideja e listës së vetme zgjedhore duhet të zbatohet, duke sjellë në vëmendje edhe përfitimet që do të prodhonte formimi i këtij fronti politik me në krye BDI-në.

Share: