Home KRYESORE Ben Blushi: Nuk marr pjese ne referendumin e 9 prillit

Ben Blushi: Nuk marr pjese ne referendumin e 9 prillit

Ben Blushi, një prej deputetëve socialist kritik ndaj kryetarit të PS dhe kryeministrit Edi Rama ka deklaruar sot se nuk do të marrë pjesë në referendumin e 9 prillit.

Ne fkat Blushi ngriti dyshime se listat do të trukohen, ndërkohë siç theksoi, askush nuk ka të drejtë të bëj fushatë…

“Listat do trukohen, askush nuk ka të drejtë të bëj fushatë. Askush nuk e di shifrën e saktë të anëtarësisë”, tha Blushi qe kërkoi më herët të zhvillohet gara për kryetarin e Partisë, tezë të cilën ai e ngriti edhe në Kongresin e PS në 19 mars.

Por me shumicë votash, Kongresi socialist miratoi kërkesën e Edi Ramës, për të hedhur në referendum çështjen e mandatit të kryetarit të PS.

Share: