Home KRYESORE Dhunoi jetimin dhe kujdestarja i shpëton burgut

Dhunoi jetimin dhe kujdestarja i shpëton burgut

Gjykata e Durrësit ka dënuar me 12 muaj shërbim prove, kujdestaren e Shtëpisë së Foshnjës në Durrës, e cila u akuzua për keqtrajtim të miturish.

Ne fakt, prokuroria kërkoi 3 muaj burg për kujdestaren Dafina Fama, por gjykata ka dhënë një dënim më të butë për shtetasen në fjalë.

Rasti i dhunës ndaj fëmijës jetim u denoncua më 31 mars nga emisioni investigativ “STOP”, i cili përcolli përmes fotove dhe videos, dhunën e ushtruar nga kujdestarja e këtij institucioni.

Foshnja trevjeçare ishte dhunuar më 29 mars, ndërsa një ditë më pas punonjësja sociale evidentoi shenjat e dhunës në fytyrën e foshnjës.

Share: