Home KRYESORE E paimagjinueshme, i njëjti model mes akademikeve, profesorëve dhe krimit.

E paimagjinueshme, i njëjti model mes akademikeve, profesorëve dhe krimit.

Nga Mesila Doda

Ortakëria e politikës me krimin ishte produkti me bastard i këtyre viteve tranzicion. E paimagjinueshme, të transplantohet i njëjti model mes akademikeve, profesoreve dhe krimit.

Lajmi se eksponente te botes se krimit perfshihen ne garen e akademikeve eshte anormal, amoral dhe tejet alarmant ne ate cka ka mbetur nga shoqeria shqiptare.

Kjo e jona eshte nje shoqeri, mentaliteti i se ciles duhet varrosur nje ore e me pare. Me i forti nuk mund të jetë ai qe vret, ai qe vjedh e dhunon. E neveris kte model dhune, hipokrizie e nenshtrimi qe po rrisim ne mesin tone.

Modeli i mënçurisë, mirësisë dhe dashurise, janë vlerat e reja që kemi nevojë te rrisim. Nga duhet te nisim? Me se pari drejtesia te gjeje fajtoret pse krimi dhe politika jane bere bashke e nuk i hyn gjemb ne kembe.

Me pas nevoja e nje platforme te madhe kombëtare për edukimin, dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për arsimin, por për gjithë mjedisin që e rrethon qenien njerëzore,e që sot është e molepsur, e dhunshme dhe pa asnje sistem vlerash.

Share: