Home KRYESORE Edi Rama mban premtimin ndaj Endri Fuges per Obamen!

Edi Rama mban premtimin ndaj Endri Fuges per Obamen!

Kryeministri Edi Rama i ka rrëfyer ndër të tjera presidentit të SHBA-së, Barack Obama-s, premtimin që i kishte dhënë këshilltarit të tij, Endri Fugës, 8 vite më parë, te pakten sic ka treguar gjatë intervistës për emisionin “Top Story” në Top-Channel, i transmetuar nga Uashingtoni.

Kur u pyet çfarë fitoi Edi Rama dhe çfarë fitoi Shqipëria nga kjo vizitë, kryeministri tha:

Besoj që Shqipëria sot ka marrë një shprehje spektakolare mirënjohjeje, mbështetjeje, miqësie ndërsa unë kam marrë një mbresë të pashlyeshme sepse e tillë është, besoj për të gjithë ata që hyjnë në këtë shtëpi të demokracisë botërore.

Është edhe një kompliment që nuk mund të neglizhohet dhe një energjizim që do të më mbajë gjatë në përpjekjet për të çuar deri në fund reformat.

Në Denver në 2008, isha bashkë me Endri Fugën dhe Fuga më thotë do Zoti fiton Barack Obama.

Unë i thashë që ky do të fitojë dhe do të bëhet President i SHBA dhe t’i do të jesh me mua kur ta takojmë në Shtëpinë e Bardhë. Këtë i treguam Presidentit mbi Denverin.”

Share: