Home KRYESORE GODET RISHTAS TAULANT BALLA: BËN DE GOLIN THEMELUES TË BE.

GODET RISHTAS TAULANT BALLA: BËN DE GOLIN THEMELUES TË BE.

Në një deklaratë të bërë për mediat, deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se: “Për një prej liderve më të mëdhenj të shekullit XX dhe etërve themelues të Bashkimit Europian, Sharl dë Gol, ‘politika është një gjë shumë serioze për t’ua lënë në dorë vetëm politikanëve’.

Balla nuk e di se Sharl De Gol, kur u nënshkrua Traktati i Romës që shënon edhe fillimin e BE, ka qenë qytetar privat, dhe u rikthye në pushtet vetēm në vitin 1958.

Balla është pjesë e delegacionit të Shqipërisë pranë BE dhe zëvendës kryetar i Komisionit të Integrimit në Kuvend.

Duke perifrazuar De Golin, mund të thuhet se politika është diçka shumë serioze që të lihet në dorë të politikanëve si Balla. Se çfarë ka thënë pastaj Balla për referendumin ne PS, nuk ka rëndësi./dritare.net

Share: