Home KRYESORE Historia ime qe linda ne internim…

Historia ime qe linda ne internim…

Nga Simon Miraka

Kjo rruge e gjate e mundimeshme nisi ne 17 korrik te 1945 dhe perfundoi ne 4 Korrik te 1989.

Nuk e kisha mbushur muajin kur makina e mbushur me ushtare te mbrojtjes u gjenden para burgut ne Shkoder ku ishin disa familje si Mirakajt, Xhina me dy femijet Mojsin e Leken, Cuba me tre femijet, Kloren, Katrinen e Zefin, Kunia me tre femijet, Lajden, Sokolin e Simonin, Lucia me dy femijet, Bibin e Lelen. Lena Mirakaj Luli me dy vajzat, Klaren e Belen,familja Markagjoni,familja e Nik Sokolit, familja Destanishta, familja e Llesh Marashit, etj.

Na nisen per ne internim, mbase nje rrugetimi te gjate e te lodhshem mberritem ne Berat. Na shkarkuan buze lumit Osum tregon motra, e cila sapo i kishte mbushur 9 vjec! Aty kishin mberritur dhe familje te tjera nga rrethe te ndryshme si Dinet, Kola, Dema, Bajraktari, Spahiu, Staravecka, Bicaku, Leshanaku, Kolgjini etj..

Buze Lumit ndejtem dy dite nen mbikëqyrjen e ushtrise deri sa na sistemuan ne Kalaja e Beratit ne disa shtëpi qe ja u kishin marre tregtareve. Ishin shtëpi te vjetra, por nuk na rrihte era apo shiu si buze lumit.

Oficeri i Degës se brendshme te Beratit lajmëroi nenat tona qe nje here ne jave do paraqiteshin ne dege, kjo megjithëse ne kontrolloheshim cdo dite edhe nga njerezit e porositur prej tyre te cilet na treguan furrën ku do merrnim bukën, prej 600 gr ne dite pa pagese. Ky ishte i vetmi ushqim, pra buke thate.

Motra Klorja tregon se kur nenat shkonin nje here ne jave per tu paraqitur ne dege rriheshin nga kryetari i Deges pa asnjë shkak, vetëm se shiheshin si grate e armiqve apo reaksionarve! U rrahën Marta Markagjoni, Lucie Mirakaj, Nine Destanishta, Gjina Mirakaj etj.

Ne ishim armiq se ishim kundra diktaturës komuniste, ne ishim armiq se donim lirine e demokracine e vendit. Çlirimtaret tane sapo morën pushtetin filluan ndërtimin e kampeve te internimit e burgjeve, duke i mbushur me njerëz te pafajshëm.

Ne qytetin e 1000 dritareve, ne ate uri te tmerrshme na jane gjetur afer disa familje si: Haxhistaset, Salepet, Baballeku. Tok Baballeku vinte natën, tregon motra, me sheqer, vaj e ushqime te tjera, ku edhe na thoshte : merrni e hani se po na i marrin komunistat! Nese gjerat ndryshojnë ju mund te mi paguani, nese situata nuk ndryshon, i paçi hallall, po keshtu benin dhe Haxhistaset.

Familja Salepi kishte shume bagëti e shume toka dhe natën na sillnin tenxheren me qumësht, djathë e gjalpe. Keto familje nuk na lane qe ne te semureshim nga mungesa e ushqimit. Mbas disa kohe tregon motra, na cuan ne Kozare ne Kucove. Ne Kucove nenat tona punonin ne prashitje lule dielli nen mbikëqyrjen e kapterit famekeq Pandi Anastasi.

Motra tregon se, une isha i vogël e nena jone me kishte shtrire ne krye te parcelës ne një hije! – Ti fillove duke qare, grate i thonin: Kune shko se po te qan djali, shko qetësoje,” – por ajo kishte frike nga kapteri qe rrinte si xhebrail ne krye.

– Shko moj grua i thane shoqet se te plasi djali nga te qarët! Motra tregon sem me ne fund ajo hedh shatin e vjen te me marre ne krahe! Ne ketë kohe turret me vrap kapteri katil dhe e godet me majen e kepuces sa fuqi qe kishte! Nena rrezohet per toke, por duke me mbajtur fort mbas vetes qe te mos te pesoje gje!

Ate shenje te goditjes ajo e kishte gjate gjithe jetes se saj. As nje here nuk arrita ta kuptoj barbarinë e këtyre njerëzve. Shpesh i beja pyetjen vetes, si është e mundur qe njeriu te behet kaq mizor, e te gjeje kenaqesi ne torturimin e njerezve te pafajshëm?

Kafshet udhëhiqen nga instikti, njeriu ka arsyen. Me arsyen ata u bene, apo ja kaluan egërsise shtazarake. Ndersa nenat tona kane qene heroina! Ketu e kam fjalën per te gjitha nenat ,te cilat ecën ne ketë rruge te gjate e te mundimshme te mbuluar nga tmerri i padrejtesise, megjithate ato e përballuan me shume dinjitet e sakrifice..

burgu dhe ekzekutimet e komunizmit

Share: