Home KRYESORE Kulla e Sahatit, apo një Sapun Duru?!

Kulla e Sahatit, apo një Sapun Duru?!

Nga Eljan Tanini

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve me restaurime skandaloze. Tani Kulla e Sahatit duket si Sapun Duru, si alabastër, si pambuk, si plastikë e ndriçuar keq. Ose si një material i lehtë për kuzhinën tuaj, për shfaqjen e skenografisë së rradhës.

Nuk besoj të jetë e vërtetë! Mbase është një reklamë kombëtare për sapunët. Me pak mundësi, është një nismë private nga ajo firma hidrosanitare! Nga poshtë varja, nga ballkoni e sipër turbo-folk.

Humbi edhe San i Marco i Tiranës, me të njëjtën arrogancë vesesh së propagandës intelektualiste biçim qytetare! Nderkohë, mozaiku i Muzeut Historik Kombëtar po copëtohet çdo ditë. Kjo quhet: Rigonato, ose fënd me rigon.

Share: