Home KRYESORE Maqedonia do jetoje apo do shperbehet!.

Maqedonia do jetoje apo do shperbehet!.

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Sot u dogj zyra e Presidentit te Maqedonise, Ivanov. Djegja erdhi si pasoje e aministise te shpallur prej tij per politikanet me te larte te vendit. Veprimi i Presidentit Ivanov i ka hedhur benzine zjarrit, duke synuar qe te pamundesonte funksionimin e drejtesise per politikane e administratore te larte te korruptuar dhe te inkriminuar.

Presidenti Ivanov deshmoi se eshte pjese e krizes dhe jo e zgjidhjes se saj. Ivanov tregoi qe eshte i interesuar te mbuloje skandalet e qeverise Gruevski, prandaj, duke amnistuar politikane e administratore te larte, ai amniston te keqen se bashku me pergjegjesine e tij personale kushtetetuese per deshtimin e shtetit ligjor, pavaresise se institucioneve, demokracine dhe lirite dhe te drejtat e njeriut dhe te komuniteteve etnike.

Prej kohesh Maqedonia eshte perfshire ne nje krize te thelle dhe komplekse me karakter politik, etnik, institucional, social ekonomik dhe gjeopolitik rajonal. Kohet e fundit ketyre dimensioneve i eshte shtuar edhe kriza e refugjateve nga Lindja e Mesme.

Shkaktare kryesore e kesaj situate te rende eshte partia VMRO-DPMNE dhe Nikola Gruevski, qe prej afro nje dekade qeverisin Maqedonine pa parime demokratike, por me politika nacional-raciste dhe segregative, me metoda korruptive dhe mafioze, me veprime konspirative, me sjellje autoritariste si dhe me orientime gjeopolitike te dyshimta nderkombetare.

Mjerisht barren e deshtimit te rende te Gruevskit e mbajne edhe bashkepunetoret e bashkeqeverisesit e tij, BDI e Ali Ahmetit dhe PDSH e Menduh Thacit. Keto dy parti shqiptare dhe lideret e tyre gjate bashkeqeverisjes me Gruevskin nuk arriten asnjehere t’i imponohen VMRO-DPMNE dhe vete Gruevskit per jetesimin e plote te Marreveshjes Kuader te Ohrit, e cila eshte sabotuar qellimisht nga qeverite maqedone nga gushti 2001 e kendej.

Nese Maqedonia eshte ne kolapsin e krijuar nga VMRO-DPMNE dhe Gruevski, faktoret politike shqiptare atje jane futur ne kaos. Kriza maqedone ka sjelle coroditje akoma me te madhe nder shqiptaret.

Lidershipi i vjeteruar shqiptar, por edhe lideret e rinj duket te jene shume konfuz. Agjendat politike te tyre nuk konvergojne ne aspektet themelore per te drejtat e komunitetit shqiptar bazuar ne Marreveshjen e Ohrit. Luftrat politike personale po behen shume konfliktuale. Percarja ne nivele politike duket se po shtrihet edhe ne nivele njerezore. Pra nuk ka sinergji mendimesh dhe qendrimesh mbare shqiptare.

Ne kete situate shume kritike politika dhe diplomacia e dy shteteve shqiptare, e Shqiperise dhe e Kosoves nevojitet qe te bashkepunojne ngusht me tere lidershipin shqiptar ne Maqedoni. Te synohet per orientim me te qarte te te gjithe spektrit politik shqiptar ne Maqedoni, per agjenda me te koordinuara ndermjet tyre, per venien ne qender te synimit strategjik te unifikuar implimentimin e plote te Marreveshjes se Ohrit, per konkurrence ndermjet tyre dhe jo konfliktualitet personal e njerezor, per principalitet te larte patriotik, demokratik dhe Euro-Atlantik.

Shqiptaret ne Maqedoni kane nevoje emergjente per mbeshtetje nga shtetet e tyre fqinje. Shqiperia dhe Kosova kane peshe thuajse determinuese per mbrojtjen e interesave te shqiptareve ne Maqedoni. Per kete ato kane mbeshtetjen e instrumentave juridik nderkombetar, evropiane dhe euro-atlantike.

Shqiperia ne menyre te vecante e ka detyrim te saj kushtetues per te mbrojtur te lirite dhe te drejtat e shqiptareve ne Maqedoni. Mbrojtja e ketyre te drejtave i kontribuon stabilitetit te brendshem te Maqedonise dhe te gjithe Ballkanit Perendimor. Ne rastin e krizes se thelle ne Maqedoni, diplomacia shqiptare lypet te jete shume aktive e konstruktive dhe jo pasive dhe retorike.

Asesi nuk jane shqiptaret shkaktare te krizes aktuale ne Maqedoni. Shqiptaret vetem po vuajne pasojat e saj. Maqedonia eshte ne dilema te medha, te cilat i ka krijuar politika nacionaliste, raciste, antidemokratike dhe anti Perendimore e Gruevskit dhe bashkepunetoreve te tij.

Tendenca e lidereve maqedonas vijon qe per cdo krize te hedh fajin mbi shqiptaret. Kjo damkosje e pabaze duhet te marre fund. Edhe per kete nevojitet roli aktiv dhe konstruktiv i diplomacise se Tiranes zyrtare ne bashkepunim me Prishtinen, me faktorin politik mbare shqiptar ne Maqedoni si dhe me partneret euro-atlantik.

Kriza aktuale e Maqedonise mund te eskaloje ne nivele e permasa shume te rrezikshme, qe do te reflektoheshin ne stabilitetin e brishte te Ballkanit Perendimor. Nder faktoret nderkombetar eshte emergjente nderhyrja e ShBA dhe BE per zgjidhjen e saj.

Share: