Home KRYESORE Parime te jetës!

Parime te jetës!

Esse nga Arbi Mucaj

Shpesh njerëzit përpiqen shumë për të përcaktuar kuptimin e vertetë të jetuarit.  Veprimet tona diktohen nga parimet me të cilat ne jetojmë dhe personi që ne synojmë të jemi.

Cdo person ka parimet e tij në jetë të cilat përcaktojnë karakterin tonë dhe zgjidhjet që marrim në momente dhe rrethana të ndryshme të jetes .

“Mbaj kokën tende nder re, ndërsa këmbët e tua në toke” është thenia me filozofinë e së cilës unë jetoj dhe ndërtoj marrëdheniet me njerëzit dhe jetën time në terësi.

Kokën lart ne re, simbolizon ëndrrat e mia, aspiratat dhe krenarine e te qenit ai që une jam, ndërsa këmbët në tokë, nënkupton integritetin me të cilën marr vendimet e duhura në jetë.  Sa here që ndodhem në prag të dështimit apo dilemës për t’u dorëzuar, kjo shprehje me vjen në mendjen time.

Mbjajta e kokës lart në cdo rrethanë të jetës, më kujton mua qëllimet për të cilat jetoj, ti tregoj botës cfar jam në gjëndje të bëj, e t’a jetoj ate me gjithcka të bukur që ajo dhuron.

Eshtë me shumë rëndësi të kuptosh dhe të jesh i ndershëm me veten duke dalluar qartë një balancë midis forcës dhe dobësisë që secili nga ne ka në veteveten e tij.

Ky barazpeshim përcakton njëkohësisht masën me të cilën njeriu vendos drejt prioritetet e tij si dhe mundësitë për ndërtuar vetëbesimin i cili është përcaktues në jetën cdo individi.

Krenaria është gjithashtu një virtut i vecante që unë vlersoj tek kjo thënie edhe për shkak se une vetë jam një person krenarë.

Edhe pse në cdo kuptim  jam shumë vlersues dhe rrespektues në raport me të tjerët, unë besoj se të qenit krenarë në vetëvete është jashtezakonisht e rëndësishme por jo vetëm, një faktor zhvillimi i qënies njerëzore i cili qëndron midis rrespektit për veten dhe aftësisë për njohur cdo faktor e trysni transformuese që berballon qënia njerzore në betejen e tij të përditshme për të mbijetuar.

Sikurse thashe me lart, duke mbajtur koken lart, une i lejoj vetes të shpresoj dhe të jem kërkues për qëllimet e vetes, sigurisht duke qenë i ndjeshem dhe i fortë nga përballjet me të keqen dhe të panjohurën rreth nesh.

Mbi të gjitha kjo filozofi më ndihmon mua të mos dorezohem lehte, por ti përdor uljet dhe ngritjet e jetes si mjete për të shkuar përpara me cdo kusht.

Në fakt, koncepti mbi integritetin njerëzor, tregon një pjese të rëndësishme të karakterit tim, i cili eshte determinues ne marrëdhëniet e mia me të tjerat. Të jetuarit me integritet, përckaton, veprimet, të besuarit, pritshmëritë, parimet dhe përgjegjsite personale te idividit, ja perse unë përpiqem të jem i besueshem dhe i vlefshem për shoqerinë në kuptimin thëlbësore te saj.

Në këtë llogjike të jetuarit me këmbë në tokë, me kujton gjithashtu prejardhjen time duke më bërë të jem mirënjohës për gjithcka që ka formëzuar personalitetin tim me ngasjet për të mbajur kokën lart.

Gjithësesi, duke qenë realist dhe praktik, unë përpiqem të ndërtoje themele të qëndrueshme për t’u vete-përmbajtur dhe qenë i ndergjegjshëm për vendimet që marr.

Integritetit është një urë që lidh kësisoj vyrtytet e mia njerëzore me sjelljen dhe reagimet e jetës së përditshme.

Unë synoj të jetoj jetën time me këmbë në tokë duke u paraqitur nga jashtë në të njejtën mënyrë me të cilen ndjehem mire nga brënda. Duke qëndruar fort mbi tokë, arrij të përballoj cdo tendece negative që pengon për të qëne i suksesshëm.

Në botë ka sende të cilat nuk kanë cmim, dhe një prej tyre është karakteri im. Integriteti njerzorë përcakton karakterin tonë, ja pse unë mbaj këmbet në tokë, ndërsa kokën nder re.

Arbi Mucaj ka lindur në Tiranë në  vitin 1997 dhe studion në vitit e fundit në shkollën e mesme “Grand Canyon High School”në Pheonix Arizona. Eseja e botuar, është përzgjedhur nga shkolla e tij në konkursin e eseve të shkollave të mesme në shtetin e Arizonës.

Arbi ka udhetuar ne shumë vënde të botes me People to People International prej fëmijerisë së tij dhe ka interst vecantë të zbulojë kultura të ndryshme në bote. Ai beson se arti, muzika, gjuha, zakone e tradita te ndryshme jane shpirti i cdo kulture te cilat e bejne boten tone kaq te bukur.  Nuk ka kulturë të keqe apo të mirë thotë ai, por vetëm ndryshe. Thjesht duhet ti pranojme dhe njohim sic janë.

Share: