Home KRYESORE Rama nga CNN i sugjeron Trump te udhetoje e njohi muslimanet

Rama nga CNN i sugjeron Trump te udhetoje e njohi muslimanet

Kryeministri Edi Rama përsëriti akuzat ndaj Donald Trump, kandidatit që kërkon votën e republikanëve për të garuar për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe ne viziten zyrtare ne SHBA, Rama po e thote në çdo takim se “zgjedhja e Trump do të jetë një kërcënim për Shtetet e Bashkuara”.

Në një intervistë për gazetarin e njohur të CNN, Richard Quest Rama tha se “deklaratat që dëgjohen kohët e fundit nga Trump janë frikësuese”, citon. Lapsi.al. Por në këtë pikë ka ndërhyrë, gazetari duke i tërhequr vëmendjen se kishte dalë nga gjuha e zakonshme diplomatike duke folur për zgjedhjet e një vendi tjetër.

Rama u përgjigj se nuk po flet për zgjedhjet e një vendi tjetër, por sipas tij është duke përsëritur atë që kanë thënë edhe zyrtarë të tjerë të Bashkimit Europoian.

Quest e pyet se nëse Trump do të fitojë nominimin dhe më pas edhe garën për Shtëpinë e Bardhë, a ndihet i frikësuar Edi Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare thotë se zgjedhja e Trump është një kërcënim së pari për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai i këshillon Donald Trump të udhëtojë më shumë për të njohur myslimanët.

Share: