Home KRYESORE Ristani i hap derën e PD, Topit dhe Idrizit!

Ristani i hap derën e PD, Topit dhe Idrizit!

Partia Demokratike është e hapur për koalicion me çdo forcë politike që e mendon se duhet të jetë në opozitë me këtë qeveri. Deklarata vjen nga Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani gjatë emisionit “5 pyetje nga Babaramo” në REPORT TV.

Sipas tij dera është e hapur për PDIU-në e Idrizit, por dhe FRPD e Topit.

E rëndësishme është që familja e koalicionit ka filluar të funksionojë. Koalicioni ka filluar të diskutojë çështjet që kanë të bëjnë me një plan të përbashkët qoftë për procesin zgjedhor, problemet e programit të PD. Është një tavolinë që do të vazhdojë . Besoj se koalicioni do të vijë duke u zgjeruar. Problemi kryesor ka të bëjë me shmangien e manipulimit zgjedhor, pra një plan të përbashkët se si ne do t’i qasemi procesit zgjedhor. Çështja e dytë është programi i opozitës, me një ofertë të re për të dalë nga kriza. PD është e hapur për negociata të tilla, për ta zgjeruar koalicionin, janë të mirëpritur të gjitha partitë që sot e ndjejnë veten në opozitë. Jemi të hapur për një koalicion sa më të gjerë, pa komplekse”, tha Ristani.

Ristani ka mohuar të jetë politizuar aksidenti në Shkodër, ku nga rrëzimi i helikopterit humbën jetën dy pilotët.

Share: