Home KRYESORE Rrugës për tek e nesërmja dhe sfidat

Rrugës për tek e nesërmja dhe sfidat

Nga Dritan Shano

i) Ekonomia shqiptare sot është amorfe, e zhytur në të njëjtin ambiguitet që ekzistonte mes Dorian Gray-t dhe portretit të tij – ai bënte gjithë lapërdhitë ndërsa portreti i tij i pikturuar plakej – ajo thuhet se rritet, por pa punësuar askënd.

ii) Nëse pranojmë që Ferri është zbrazur nga banorët e tij, atëhere duhet të themi se shumë prej tyre sot kanë ardhur të banojnë në politikën shqiptare dhe rrethinat e saj.

iii) Ndoshta janë këto shkaqet që sot dhjetëra mijë shqiptarë i largohen Shqipërisë sikur ajo të ishte një leproze. Jam i sigurt që Shqipëria nuk është e tillë, siç jam i sigurt që ajo sot më shume fle, sesa ka fuqi të rrijë zgjuar.

iv) Sot, Shqipëria është një vend që dhe kur fle, nga sytë e mbyllur i rrjedhin lot; nga mëkati, nga dhimbja, nga humbja, ndarja, vuajtja dhe mungesa e shpresës.

A na mjaftojnë si sfida të shekullit të 21-të?

Share: