Home KRYESORE Shkolla shqiptare nuk mund t’i përvetësojë praktikat perëndimore për mësimin e fesë…

Shkolla shqiptare nuk mund t’i përvetësojë praktikat perëndimore për mësimin e fesë…

Nga Ndue Ukaj

 Sepse, shoqëria shqiptare, ka vite që përpëlitet të përvetësojë demokracinë perëndimore dhe ende nuk ia ka arrit ta bëj një gjë të tillë.

Sepse, shoqëria jonë nuk ia ka arrit t’i fusë idetë e shkollës europiane në shkolla tona, të cilat ende dominohen nga mentalitete joperëndimore.

Ndaj, të tentosh t’i përvetësosh recetat europiane, për të futur mësimin fetar në shkollat tona- të cilat kanë kriza serioze e të thella- është ma shumë se iluzion.

Tema e futjes së fesë në shkolla është e parakohshme. Sepse, ne jemi shoqëri e brishtë dhe kemi kriza të thella. Për shkak të kontekstit politik.

Për shkak të krizave të thella identitare që përjeton shoqëria shqiptare, e ku feja shpeshherë është pikë nevralgjike. Për shkak të historisë sonë dhe qasjes divergjente që kemi në raport me të kaluarën, ku gjithashtu feja është temë mjaft delikate dhe nuk na bashkon.

Share: