Home KRYESORE Shprehja: Per inat te vjerres shkoj me mullixhiun dhe Donald Trump

Shprehja: Per inat te vjerres shkoj me mullixhiun dhe Donald Trump

Nga Zef Buzhati

Kandidati i Republikaneve per President te SHBA, Donald J. Trump, ndoshta e ka degjuar shprehjen shqiptare: ” Per inat te sime vjehrre, shkoj e flej me mullixhiun ” dhe kjo i jep shpresa drejtuesve te PD, qe per inat te deklarates se Edi Rames kunder fitores se kandidatit Trump, ne rast fitoreje Trump do mbante anen e PD ne zgjedhjet parlamentare ne 2017.

Eh.. por Trump nuk eshte shqiptar por amerikan dhe as nuk merr inat vjehrren e as nuk shkon me mullixhiun,por zgjedh dhe mban qendrimin me te mire te mundshem ne interes te SHBA dhe paqes ne bote.

Prandaj nuk eshte koha te merremi me “perralla” por te nxitojme ne realizimin e detyrave qe kerkohen nga BE dhe mbeshteten nga SHBA: Reforma ne Drejtesi,Byroja Kombetare e Hetimit, Ligji Zgjedhor, Lufta kunder Kriminalitetit.

Binduni se askend qe ka kryer vepra kriminale nuk e shpeton dot as Obama e as Trump, por te behen gati per te vuajtur denimin ne qeline e burgut.

Shqiperia nuk mund te perjashtohet nga denimi i atyre qe kane vjedhur pasurine kombetare, qe kane vjedhur parate e taksapaguesve shqiptare, qe kane vjedhur duke abuzuar me detyren, qe kane kryer vepra kriminale, etj.

Shqiperia eshte vend i vogel, me popullsi te vogel, ku krimi nuk mbulohet e ku krimin nuk e tret as dheu. Prandaj mjaft propagandave te tipit fashist e komunist, se nuk i ha njeri si sapunin per djathe, por miratoni ligjet dhe filloni arrestimet.

Share: