Home KRYESORE Studentët e sotëm, qytetarë për shekullin XXI.

Studentët e sotëm, qytetarë për shekullin XXI.

Nga Dr. Enriko Ceko

Në një treg ndërkombëtar pune përherë e më shumë konkurrues, hapësira midis aftësive që njerëzit mësojnë dhe aftësive që u duhen njerëzve po bëhet përherë e më e dukshme sepse të mësuarit tradicional dështon që të pajisë studentët me njohuri që u duhen për të ardhmen. Për këtë arsye, kandidatët e sotëm për punë duhet të bashkëpunojnë, komunikojnë dhe të zgjidhin problemet – aftësi këto që zhvillohen kryesisht nëpërmjet të mësuarit emocional dhe social (SEL).

Kombinuar me aftësitë tradicionale, kompetencat emocionale dhe sociale i pajisin studentët për të qenë të suksesshëm në ekonominë dixhitale në evoluim. Aftësitë kryesore që janë të domosdoshme për të qenë konkurrues në tregun ndërkombëtar të punës fokusohen në zonat e mëposhtëme: Zgjidhje e problemeve komplekse, Kontroll cilësie, Të menduar kritik, Krijueshmëri, Manaxhim njerëzish, Koordinim me të tjerët, Inteligjiencë emocionale, Gjykim dhe marrje vendimi, Orientim nga shërbimet, Negociim dhe Fleksibilitet njohës.

Politikëbërësit, edukuesit, prindërit, bizneset, kërkuesit, zhvilluesit e tekonlogjive, investitorët dhe OJQ-të mund të sigurojnë së bashku që zhvillimi i aftësive sociale dhe emocionale mund dhe duhet të fillojë të bëhet një qëllim dhe kompetencë e sistemeve edukative kudo. Deri në vitin 2020, Revolucioni i Katërt Industrial do të sjellë robotikën e avancuar, transportin e pavarur, inteligjiencën artificiale, makinat që mësojnë, materialet e avancuara, bioteknologjitë dhe gjenetikën. Këto zhvillime do transformojnë mënyrën tonë të jetesës dhe mënyrën se si punojmë. Disa pune do zhduken, disa të tjera do kërkohen më shumë dhe punë që ndoshta sot nuk ekzistojnë do të shfaqen dhe do bëhen të zakonshme.

Është e dukshme se kërkohet që forcat e punës të së ardhmes duhet të kompletohen me sa më shumë aftësi për të qenë konkurrentë në treg. Kreativiteti do jetë në tre aftësitë që do kërkohen më shumë. Me tempin e produkteve të reja, teknologjive të reja dhe me mënyrat e reja të punës, punonjësit janë duke u bërë më shumë krijues në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë nga këto ndryshime. Robotët mund të ndihmojnë që punët të bëhen me shpejt, por ata nuk mund të jenë (ende) kreativë si njerëzit.

Disa aftësi bazë të sotme, do të zhduket tërësisht nga lista e 10 aftësive më të kërkuara. Inteligjienca emocionale do të jetë një nga më kryesoret që do kërkohet nga të tërë. Natyra e ndryshimit është në varësi të industrisë, sektorit, veprimtarive. Media globale dhe entertainment, për shembull janë parë si një gjë shumë e mirë për të ardhmen në pesë vitet e fundit. Shërbimet financiare dhe sektori i investimeve janë në transformim radikal. Ata që punojnë me shitjet dhe prodhimin duhet të bëjnë përpjekje për të fituar aftësi të reja, si njohuritë teknologjike, etj. Disa gjëra po ecin më shpejt se sa mendohej.

Mobile Internet dhe Cloud Technology janë duke ndikuar përherë e më shumë mënyrën tonë të punës. Inteligjienca artificiale, 3D printing dhe materialet e avancuara janë ende në fazat e hershme të përdorimit, por ndryshimi do vijë shumë shpejt. Ndryshimi nuk pret për ne: drejtuesit e bizneseve, edukatorët dhe qeveritarët kërkohet që të jenë proaktivë në ritrainimin dhe dhënien e njohurive të reja të njerëzve në mënyrë që të tërë të përfitojnë nga Revolucioni i Katërt Industrial.

Ecuria teknologjike ndërthuret me faktorë socioekonomikë, gjeopolitikë dhe demografikë dhe kjo do ndikojë në krijimin e një furtune të vërtetë në tregun e punës në të paktën pesë vitet e ardhëshme. Zhvillimet e mëparshme në fusha pa shumë lidhje midis tyre si “artificial intelligence”, “machine learning”, “robotics”, “nanotechnology”, “3D printing”, “genetics”, “biotechnology”, etj, tashmë janë duke u implikuar me njëra tjetrën, duke amplifikuar njëra tjetrën. Konkurrentë me këtë revolucion teknologjik janë një sërë zhvillimesh të gjera socioekonomike, gjeopolitike dhe demografike, që ndikojnë në faktorët teknologjikë.

Këto ndryshime do bëjnë që vende pune të humbasin dhe vende pune të reja të lindin. Vende pune në administratën publike dhe private, në punet që lidhen me kompiuterat dhe matematiken, punët që lidhen me arkitekturën dhe inxhinerinë, etj, janë të lidhura me njëra tjetrën. Rolet e prodhimit dhe produktit pritet të kenë një zhvillim por kërkojnë potenciale të njohurive të reja, sepse produktiviteti po kërkohet mëse shumti nga teknologjia se sa nga zëvendësimi i pastër me forcat e punës. (Raporti pune/kapital).

Nëse dikush kërkon njohuri për të ardhmen, atëhere aftësitë e Shekullit 21 kërkojnë që njerëzit duhet të aftësohen dhe mësohen e specializohen përgjatë tërë jetës. Me shkurtimin e vendeve të punës vështirësohet përzgjedhja për t’u marre në pune. Konkurrenca për punonjës të talentuar për punët që lidhen me informatikën, matematikën, arkitekturën, inxhineritë,  dhe role të tjera strategjike dhe specialiteti, do jetë e eger. Çdo industri do kërkojë një burim të sigurt punonjësish që i kanë aftësitë e Shekullit 21. Edhe për vende pune për të cilat kërkesa do bjerë, do bëhet edhe më e vështirë për të gjetur punë sepse do të rritet edhe më shumë specializimi, gjë që e vështirëson rekrutimin për të gjetur një punë nëse aftësitë dhe niveli i edukimit qendrojnë të pandryshuara.

Me ndryshimin e modelit të biznesit dhe teknologjive nuk ka kohë në dispozicion për axhustim në lidhje me aftësitë që kërkohen në punë, që do të thotë se nuk ka shumë kohë për një shkollë të re apo ndryshim drejtimi në edukim, por ka kohë për trainime dhe të mësuar përgjatë tërë jetës për njohuri të reja dhe aftësi të reja, që është e nevojshme të kompletohen dhe plotësohen edhe me aftësi sociale të forta. Duke mos vepruar që sot në lidhje me të ardhmen e afërt, mund të përballemi me kosto shumë të mëdha sociale dhe ekonomike.

Njerëzit që nuk kanë aftësi si dhe studentët që sapo mbarojnë shkollën do e gjejnë vehten në një rreth vicioz në të cilin do përballen me mungesë të ardhurash, nëse nuk fitojnë njohuri të reja dhe nuk investojnë në trainime dhe “riskilling”. Nivelet e larta të papunësisë në arenën globale dhe ndryshimi i natyrës së punës sjell një krizë në tregun e punës në arenën ndërkombëtare, duke qenë një kërcënim edhe për jetesën e shtimin e pabarazisë, duke sjellë edhe tensione sociale.

Në të njëjtën kohë, punëmarrësit raportojnë se e kanë të vështirë të gjejnë talente dhe shumë pozicione qëndrojnë vakante, që është një tregues i rritjes së hapsirës midis aftësive që kërkohen dhe aftësive që ekzistojnë në fakt midis njerëzve. Çelësi i rritjes ekonomike qendron te talenti, njohuritë dhe aftësitë e njerëzve.

Investimi në këtë dhe inovimi për edukim dhe punësim është kritik për interesat publike dhe private, por mbi të gjitha qendron një nga elementet më të rëndësishme, talenti, që është pjesë e njërit prej faktorëve të prodhimit, ndoshta më të rëndësishmit midis tyre, është pjesë e faktorit punë, së bashku me aftësinë sipërmarrëse dhe inovimin teknologjik, një trinom që qendron përballë nesh ende i pa shfrytëzuar dhe padyshim që mbetet një sfidë për të ardhmen, sidomos përballë atyre që janë duke u future në tregun e punës dhe që janë duke vazhduar studimet në nivele të ndryshme edukimi.

Share: