Home KRYESORE TALLJA SISTEMATIKE 25 VJET ME POPULLIN

TALLJA SISTEMATIKE 25 VJET ME POPULLIN

Nga Ledian Cikalleshi

Ishte fillimi i viteve ’90 kur shqipëtarëve të mbajtur 45 vjet nën regjimin komunist, iu tha se komunizmi kishte mbaruar dhe se ka ardhur sistemi demokratik. Kanë kaluar 25 vjet dhe ende nuk shihet gjekundi. Mentaliteti i njejtë dhe po bijtë e etërve në pushtet.

– Na thanë prishni fabrikat se do ndërtohen të reja më të mira. U prishën të gjitha dhe vetëm u tallën me ne se fabrika gjekundi nuk u dukën.

– Na nxorrën një skemë ku thuhej se deti u bë kos. Depozito lekë dhe për 3 muaj mer 3-fishin e tyre dhe ky vetëm kësti i parë se janë 3 këste. Sapo i futëm lekët na i morën dhe u zhdukën.

– Pastaj na dhanë armët në duar të vrasim njëri tjetrin dhe ne kështu bëmë. Por vetëm ata që na futën në këtë vorbull si prekëm.

– Pastaj na thanë se paratë do na rimbursohen 100 % dhe vetëm u tallën me ne.

– Problem i pazgjidhur ishin pronat dhe ish-pronarët. Na thanë se fo i rikthejnë por vetëm vështirësuan ligjet për rikthimin e tyre. U tallën keq me ne.

– Përsëri se humbëm shpresën. Na thanë se do bëjmë shtet, por vetëm na ngopën me gjoba, taksa dhe burgim.

– U tallën edhe më rëndë kur thanë se do hapen 300 000 vende pune, por vetëm se u tallën. Vetëm aq shkuan për azil dhe u kthyen me një mal me borxhe dhe të refuzuar.

– Thanë që shëndetësia do jetë falas, check up për të gjithë për parandalimin e sëmundjeve. Jo vetëm që nuk u bë, por shtuan tarifat. Pastaj u tallën duke nxjerrë burra shtatzënë. U tallën dhe më keq kur thanë se kjo është vërtetuar shkencërisht.

– Nuk e di çfarë do nxjerrin vitin e ardhshëm kur ka zgjedhje, por sido qoftë tashmë e dimë që vetëm do tallen përsëri me ne.

Share: