Home KRYESORE Telegraph: Kanuni dhe gjakmarrja si biznes e mundesi azili ne Britani

Telegraph: Kanuni dhe gjakmarrja si biznes e mundesi azili ne Britani

Përdorja e kartës së gjakmarrjes për të hapur dyert e azilit drejt vendeve të Bashkimit Europian ka qenë në fokus të një reportazhi të gazetarit Peter Foster të publikuar në të përditshmen britanike “The Telegraph” .

Reportazhi vë theksin tek mashtrimi i Shoqatave të Pajtimit të Gjaqeve për arsye lehtësish në emigracion, e që jo shumë kohë më parë Ambasadori britanik në Tiranë, Nicholas Cannon e denoncoi si biznes me çertifikatat e gjakmarrjes, por harron qe per fat te keq ka njerez qe e vuajne vertete kete plage te se shkuares.

Gazetari shkruan se: “Ndërsa historitë e kanunit janë në AND kulturore dhe historike të Shqipërisë, ato janë kthyer gjithashtu një shqetësim në rritje për Gjykatat për azil të Britanisë. Që nga 2012 qindra-mijëra shqiptarë kanë emigruar në Evropë, shumë prej tyre kanë kërkuar azil duke pretenduar se u rrezikohet jeta në vendlindje si rezultat i “gjakmarrjes”.

Shkrimi vazhdon duke pohuar se sistemi britanik e ka të vështirë të verifikojë vërtetësinë e kërkesave për azil në bazë të gjakmarrjes sepse në Shqipëri, “fakti dhe sajesa vështirë të ndahen nga njëra-tjetra” thote gazetari!

95538680_Bajram_Cani-medium_trans++eo_i_u9APj8RuoebjoAHt0k9u7HhRJvuo-ZLenGRumAPeter Foster sjell rastin e pensionistit 77 vjeçar Bajram Cani, të cilin e gjen duke pritur jashtë zyrës së Gjin Markut, kryetari i një prej zyrave që merret me pajtimin e gjaqeve.

Cani i tregon gazetarit sesi vajza e tij Drita vrau burrin e saj dhe më pas veten në vitin 1996. Për 20 vite Cani ka qenë teknikisht në një “gjakmarrje”, edhe pse ai me sinqeritet pranon se askush nuk e ka kërcënuar për ta vrarë…

“Unë nuk kam frikë për jetën time, por shpresoj që Gjin Marku të më japë një vërtetim gjakmarrje para se të emigroj në Gjermani. Kam nevojë të shkoj për shëndetin tim”.

Duke pergjithesuar kete rast, gazetari thote se certifikata fallco të gjakmarrjes kanë përmbytur sistemin europian të azilit.

“Telegraph” interviston Gjin Markun, që e prezanton si ish-agjent sekret që tashmë punon si ndërmjetësues në pajtimin e gjaqeve dhe i hetuar për dhënie vërtetimesh gjakmarrjeje për çështje azili edhe për persona që nuk janë në gjak.

“Pavarësisht goditjes së marrë nga shteti shqiptar, ku policia nisi hetimet ndaj tij për shitjen e certifikatave të falsifikuara në vitin 2014, akuza të cilat ranë poshtë dhe që vetë ai i cilësoi politike, Gjin Marku mbetet në biznes dhe sfidues”shkruan gazeta.

Marku flet për 35 vrasje për gjakmarrje vetëm brenda 2016 dhe thotë se nuk bëhet fjalë për vrasje të rastësishme, por pasojë e Kanunit.

I pyetur në lidhje me kritikat e Ambasadorit Cannon, Marku shprehet: “Ai nuk di të gjejë as bishtin e një gomari”.

Gazetari ka udhëtuar me Markun drejt Shkodrës, ku ka takuar Gjon Mhillin, 34 vjeç. Vëllai i tij ka vrarë një njeri në vitin 1992 dhe tani familja e tij është e ngujuar dhe me pak shpresa për të dalë nga kjo situatë.

“Kjo është një histori e fuqishme, që i mundëson z.Marku dhe OJQ-të tjera për luajtur me paaftësinë e shtetit shqiptar për tu garantuar sigurinë e jetës qytetarëve të vet në mënyrë që të detyrojnë vendet evropiane si Britania, e cila vitin e shkuar aprovoi 366 nga 1.982 kërkesa për azil nga shqiptarët”.

Gazetari është i bindur se cilado qoftë e vërteta e disa rasteve të veçanta, shqiptarë abuzojnë në masë me gjakmarrjen.

95538655_Gjin_Marku-medium_trans++eo_i_u9APj8RuoebjoAHt0k9u7HhRJvuo-ZLenGRumANë fund gazetari e pyet Gjin Markun për rastin e pensionistit Cani që do udhëtonte në Gjermani. Pa e ditur se Cani ka folur më parë me të, Gjin Marku thotë se do ta pajisë atë me certifikatë, sepse i rrezikohet jeta dhe se gjakësit kërkojnë ta vrasin…

Marre nga Telegraph

Share: