Home KRYESORE Z Kryeminister uroj qe per propozimin e Fese ne shkolla, te gabohem...

Z Kryeminister uroj qe per propozimin e Fese ne shkolla, te gabohem une…

Nga Zamira Cavo

Të thërasësh në ndihmë fenë për të zgjidhur problemet e mëdha që ka koha, në dukje është hap pozitiv.Por Mungesa e një formimi laik të nqëndrueshëm dhe nevoja për të gjetur argumente për të përballuar “argumentet” e fondamentalistëve të fesë, nuk e justifikojnë aspak nevojën për edukimin fetar në shkolla. Dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm se “shkelet Kushtetuta”. Jo! E kam fjalën në atë cka mund të prodhojë një hap i tillë.

Shqiptarët nuk kanë ndonjë lidhje të vecantë me fenë në gjithë historinë e tyre. Për mirë e për keq, ky fakt ka ndikuar në formimin e ndërgjegjes kombëtare shqiptare. Ndaj dhe Enveri e pati të “lehtë” të shpallte Shqipërinë si vendin e vetëm ateist në botë.

Në mendimin tim ky fakt ka ndikuar edhe në atë shfaqe të tolerancës fetare që egziston sot në shoqërinë tonë. Dhe rilindasit tanë me deizmin e tyre e lanë mënjanë fenë duke iu kushtuar natyrës dhe Zotit njëherazi gjithë krijimtarinë e tyre.

Shqiptari pra është mësuar të besojë në Zot ,pa patur shumë nevojë për fenë si të tillë. Besimin te Zoti nuk ka mundur t’ja rrëmbejë askush. Dhe kjo mendoj se ka qenë dicka pozitive që i ka shërbyer tolerancës.

Tani kryeminsitri mendon se futja e fesë në shkollë, do ti mësoj nxënësit të llogjikojnë, të debatojnë e të tolerojnë njëri tjetrin. Unë nuk besoj se do të arrihet dicka e tillë. Feja bazohet te Besimi dhe shkenca te Arsyetimi. Të dyja përjashtojnë njëra tjetrën. Ndaj argumenti i z Kryeministër nuk qëndron për të justifikuar mësimin e fesë.

SIgurisht të zhvillosh disa orë mbi historinë e feve në Shqipëri është dicka positive. Por vetëm disa orë. Më tej cdo hap I hedhur do cojë në fragmentim në kundërvënie dhe në debate armiqësore që do të sjellin një rezultat aspak të dëshirueshëm. Dhe le të jenë trajnuar kudo në botë mësues të tillë. Realiteti shqiptar nuk mësohet jashtë por brënda vendit.

Atehërë cfarë i duhet arsimit të varfër shqiptar një hap I tillë? Të corodisë edhe më shumë të rinjtë që boll të coroditur janë për shkak të teknologjisë dhe mungëses së kurikulave të denja në shkolla? Unë mendoj se më parë se të ndërmarrim këtë hap duhet të kërkojmë më shumë nga edukimi laik në shkolla, më shumë nga edukimi shoqëror nga masmedia, nga institucionet fetare, sepse në se këta faktorë do të jenë si janë sot, ju garantoj se hapi I hedhur është një ogur I keq për të ardhmen e shoqërisë
Dikush mund të thotë se edhe në vende të tjera zhvillohen orë të fesë.

Po, zhvillohen, por mësohet katekizëm, islamizëm apo ku e di unë se cfarë dhe kjo I lihet në dëshirë vetë nxënësit. Por si e ka menduar Kryeministri ta zgjidhë këtë problem?

Nëse ka menduar ta zgjidhë këtë si e bëjnë vendet e tjera, them se do i futemi një deti që do prodhojë tallaze sociale e që në vend që të vemë vetullat do nxjerrim sytë. Uroj unë ta kem gabim dhe kryeministri të drejtë!

Share: