Home KRYESORE Zbardhen kompanitë dhe ortakët e “bosit të Panamasë” në Shqipëri

Zbardhen kompanitë dhe ortakët e “bosit të Panamasë” në Shqipëri

Ismail Mulleti, biznesmeni Shqiptar shumë pranë Partisë Demokratike i zbuluar nga skandali I “Panama Papers” për regjistrimin e kompanisë që ka koncesionin e markimit të karburanteve në Shqipëri në parajsat fiskale, ka aktualisht të paktën tre kompani active në Shqipëri. E para është shoqëria IMAH 2014, e themeluar dy vite më parë, në bashkëpronësi me Assaf Halkin, izrealitin me të cilin ka themeluar ‘Global Fluids International S.A’, në ishullin Anguila. Sipas QKR, objekt i aktivitetit të kompanisë është

Tregtimi, importimi, eksportimi, i te gjithe mallrave, te cdo makinerie dhe pajisje industriale, tregtimi i pasurive te luajtshme dhe te paluajtshme, tregtimi i tokes, tregtimi i materiale gjysem te prodhurara dhe plotësisht te prodhuara, import-eksporti dhe tregtimi i produkteve industriale e deri të produktet ushqimore.

Kompania e dytë quhet GRAVITAS ALBANIA PARTNERS, e themeluar në vitin 2008, dhe rezulton e tëra në pronësi të Mulletit. Objekt I aktiovitetit të shoqërisë është Dhenie e konsulences se te gjitha llojeve investitoreve Potencial vendas apo te huaj. Realizim i kontratave, marrveshjeve, ortakerive, shoqerive te perbashketa apo i formave te tjera te lejuara nga legjislacioni shqiptar, me persona fizik e juridik, shqiptar ose te huaj.

Kompania e tretë quhet EGNATIA EXPORT-IMPORT, e themeluar në vitin 1995. Kompani operon në sektorin e Eksport- importit te artikujve te ndryshem industrial dhe ushqimor si dhe ne fushën e ndërtimit te objekteve te ndryshme social -ekonomik, turistik, qendra tregtare, objekte banimi etj. Ruajtjen e objekteve. Në këtë kompani Mulleti zotëron 50% të aksioneve, ndërkohë që pjesa tjetër zotërohet nga ortakja e tij Tereza Rado./Shqiptarja.com

Share: