Home KRYESORE 5 Maji simbol i komunizmit dhe pasuesve të tij, Jo simbol kombëtar

5 Maji simbol i komunizmit dhe pasuesve të tij, Jo simbol kombëtar

Nga Artur Roshi

Vazhdimi i Festimit të ditës së dëshmorëve në datën5 maj është jo vetëm një reminence nga e shkuara por edhe një provë e pastër e mos dekomunistizimit të shoqerisë e mbi të gjitha të politikës shqiptare. Eshtë e dhimbshme të shohësh krah të politikës të shkojnë ende në 5 maj në varrezat e dëshmorëve dhe të perkujtojnë si byroja e dikurshme dëshmorë të përcaktuar dhe jo dëshmorë të kombit.

Sot komunizmi feston simbolin e tij të luftës,në varrezat e dëshmorëve.Por sot shoqerisë duhet ti thuhet se cila është vlera e kesaj lufte ,gjithmonë nëse koha i ka lënë ende ndonjë vlerë.Flasin për krenari, por krenari për çfarë,përse?Për një luftë që shkaktoi me mijra viktima mes shqiptarve, një pseudo luftë që në emër të lirisë mbolli dhunë , në emër të jetës mbolli vdekjen. Thuhet :Mirënjohje për të rënër në varrezat e dëshmorëve . Cilët dëshmorë? Sa persekutorë dhe viktima ka mbledhur kjo varrezë,simbol dhe vepër e realizmit socialist.

Ende kjo klasë politike po mundohet ti risjellë të gjalla kufomat e mumifikuara të saj. Ende përpiqen të ngjallin emocione me lojra lufte,deshmore dhe ideale lirie jashtë kontekstit të lirise.

Çfarë është 5 Maji ? Pse u zgjodh kjo datë ?

Per te pervetesuar luften dhe disfaten e fashizmit ne pergjithsi, komunistet zgjodhen per dite deshmoresh daten e vrasjes se nje te riu komunist , i njohur ne rrethet e celulave komuniste edhe si prozator, Qemal Stafes. Ne fakt Qemal Stafa ishte viktima e pare e asgjesimit brenda partise, nga te paret viktima te luftes per pushtet qe do ndiqej nga shume te tjere. Per te mbuluar kete vrasje nga syte e botes por edhe nga te vetet ,komunizmi vendosi qe kjo dite te ishte dita e deshmoreve ,por per cilen merite? Kjo u shoqerua edhe me nje kenge dhe me respektimit te Qemalit, qe dhe i vdekur nuk e kuptonte se nga i erdhi gjithe kjo fame…. Natyrisht kjo jo per shkak te skicave me geshtenjapjeksin.

Ketu filloi mekanizmi vetëeleminues që krijon sistemi i organizimit i ngritur mbi idetë komuniste.Pra,ka të bëjë me përçimin e mesazhit të simbolit të njeriut komunist si luftëtar për çlirimin e vendit në kontekstin se çdo e mirë këtij vendi i ka ardhur nga komunistët dhe nuk ka të bëjë me sensibilitetin ndaj kontributit direkt të Qemal Stafës.

Pse vrapojnë Partitë politike në këtë ditë drejt varrezave të quajtura të kombit nga sistemi komunist dhe sot nga sistemi i deformuar demokratik.Thjesht për marketing politik.Thjesht sepse duke përvetësuar ditët simbol apo simbolet kombëtare ke derivuar pushtetin politik që rrjedh nga besimi i njerëzve drejt kombit nga ndjenja nacionale e tyre.

Me këtë duket se ende ne nuk jemi ndarë nga e djeshmja, nga ligësia dhe simbolet e saj që prodhoi në emër të të gjitheve , në emër të kombit.Ende politika e sotme kerkon vota nen hijen e nje statuje tipike te realizmit socialist, qe ngihet si fat i keq mbi varre deshmoresh te sajuar, me emrin gjoja nacionalist ” Nene Shqiperi’.

Pse nuk gjejmë dot një datë tjetër simbol që bashkon kontributin kombëtar të dëshmorëve nacionalistë dhe komunistë.Mund të gjejmë një datë në një periudhë gri që nuk ndan palët.p.sh 17 Janari vdekja e Skënderbeut duke qenë se është dhe heroi ynë kombëtar.

Natyrshëm lind pyetja: Pse e ndërruam sistemin socialist ne vitin 90, kur asnjë nga simbolet e së djeshmes që vendosi regjimi në shërbim të pushtetit të tij nuk e kemi ndërruar, ditën e çlirimit, emra rrugësh, emra stadiumesh,emra shkollash, ditën e dëshmorëve, etj.

Vetëm sistemi i taksave na ndan, asgjë tjetër ?

Sot ne jetojmë të djeshmen,sistemin e korrupsionit që buron nga dje,sistemin e padrejtësisë në sistemin e drejtësisë të djeshëm,sistemin e simboleve falso kombëtare të djeshëm,sistemin e kriminalizuar që rrjedh nga pushteti i djeshëm.Jetojmë një kohë që nuk ka në themel të vërtetën por falsitetin e së djeshmes.

Kur do te fillojme ne te jetojmë të sotmen dhe të projektojmë të ardhmen mbi të vërtetën dhe realitetin e saj.

Share: