Home KRYESORE Galdini: Edi Rama Koncensionet po i kthen ne Kinëcensione.

Galdini: Edi Rama Koncensionet po i kthen ne Kinëcensione.

Galdini: Edi Rama nuk sheh me nga Perendimi. Koncensionet po i kthen ne Kinëcensione.

Fillimisht Kryeministri Edi Rama zbuloi token e re te 3 P (Partneriteti Publik Privat) te famshme, te cilat ndonese suksesin e tyre si mekanizma e zgjidhje ekonomike zhvillimore e kane patur ne Perendim, ketu u degraduan me shpejtesi ne Pakica Plackitese Politike. – shprehet Kryetari i LDE Arian Galdini.

Pasi u rrokullis nga sqetulla e Projektit te Berlinit, per teposhte, Edi Rama mori rrugen per Kine. E ja ku jemi. Koncensionet perfunduan ne Kinëcensione. Aeroporti i Rinasit shkon ne duart e Kines, Bankers shkon ne duart e Kines, etj, etj. Sigurisht qe nuk ka asnje te keqe qe Kina te investoje ne Shqiperi. Perkunderazi, ftesa jone publike eshte e hapur qe Kompanite Kineze te rrisin volumin e investimeve ne Shqiperi.

Por nuk mund te shprehim habine e pakenaqesine tone, qe kinëcesionimi i Shqiperise po ndodh ne nje kohe kur 2 Kompani te medha Amerikane largohen prej vendit tone. Shqiperia eshte Perendim. Shqiperia duhet te kerkoje e synoje e terheqe investime Amerikane dhe Europiane. Jo me kot Dhoma Amerikane e Tregetise ka bere shpesh deklarata ku ka shprehur pakenaqesite e saj per Politikat fiskale dhe shtrenguese ndaj biznesit te bera nga Qeveria Rama.

Ne vend qe Kryeministri Rama te ndertonte nje Partneritet te ngushte dhe miqesor me investitoret amerikane dhe europiane, u kunderpergjigj me shperfillje dhe arrogance. Kjo eshte e papranueshme. Kina le te vije e mirese te vije, por syte dhe prioriteti yne jane kah SHBA dhe Europa

Share: