Home KRYESORE Kryetari i LDE Galdini takohet ne Prishtine me kreret e LDK dhe...

Kryetari i LDE Galdini takohet ne Prishtine me kreret e LDK dhe NISMA.

Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike Arian Galdini vijon viziten e tij zyrtare ne Prishtine. Diten e sotme ai eshte pritur ne Seline Qendrore te LDK nga NenKryetari i Partise se ish-Presidentit Ibrahim Rugova, z. Lutfi Haziri. Lutfi Haziri eshte aktualisht edhe Kryetar i Komunes se Gjilanit, nderkohe qe per nje periudhe disavjecare ka qene Zv/Kryeminister ne Qeverine e Kosoves. Gjithashtu, ne takim u bashkua edhe Sekretari i Pergjithshem i LDK dhe Kryetari i Grupit Parlamentar te kesaj Partie Ismet Beqiri.

Gjate ketij takimi u diskutua per miqesine e gjate dhe bashkepunimin e kahershem qe ka patur Kryetari i LDE me Arian Galdini me LDK ne Kosove e vecanerisht me Presidentin e ndjere Ibrahim Rugova. Bashkebiseduesit u ndalen edhe tek situata politike qe po kalon i gjithe faktori politik shqiptar ne Kosove, Shqiperi dhe Maqedoni. Kryetari i LDE Galdini dhe kreret e LDK Lutfi Haziri dhe Ismet Beqiri ndane te njejtin mendim se shqiptaret duhet te kene nje kordinim me te mire mes tyre duke filluar nga kordinimi, bashkerendimi dhe bashkepunimi institucional, e deri tek ai nderpartiak. Duhet te kete me shume takime, njohje, aktivitete, bashkepunime mes Partive Politike te Shqiperise, Kosoves dhe Maqedonise, e sigurisht edhw me faktoret politike shqiptare ne Mal te Zi dhe ne Luginen e Presheves. U ra dakort per nje bashkepunim te afert dhe natyral mes LDK dhe LDE si dy Parti te qendres se djathte. Njekohesisht edhe Forumet Rinore te LDK dhe LDE do te kryejne aktivitete te perbashketa.

Takimet e Kryetarit te LDE ne Prishtine vijuan edhe ne Seline Qendrore te NISMA ku u prit nga Kryetari i Keshillit Kombetar te kesaj Partie Jakup Krasniqi. Jakup Krasniqi ka qene edhe per shume vite Kryetar i Kuvendit te Kosoves. Mes Galdinit dhe Krasniqit u shkembyen ide mbi situaten dhe zhvillimet politike dhe ekonomike ne Kosove, e nder shqiptaret. U vendos qe te kete takime te tjera me te shpeshta dhe bashkepunim te afert mes NISMA dhe LDE.

Share: