Home QASJE QE BEN LAJM Pis! – nga Ilir Cuci

Pis! – nga Ilir Cuci

Ndersa zgjimi ne mengjes duhet te jete si nje ringjallje duke falenderuar zotin qe na fali nje tjeter dite te re, dita per mua nis me mallkim. Mallkoj njerez dhe fenomene qe ma bejne pis diten
Pis urbani i mengjesit, pis faturinua, pis ai prane meje. Autobuzi i unazes eshte nje rangalle qe ecen duke lenguar. Trafikun e mengjesit me shi e ben edhe me te renduar, punimet e nje mbikalimi qe duhej te kishte perfunduar 2 vite me pare. “Pisat i kane vjedhur parate e rruges” – shan nje e moshuar. Pas 45 min udhetim per vetem 3 km, zbres dhe me duhet te ece rreth 100m ne kembe deri ne destinacion. Pis trotuari, nje tjeter pis me makine ma pret rrugen kur kaloj ne vijat e bardha qe mezi duken.
Ulem ne bar-kafene e papreferuar, i vetmi bar ne zone ku nje filxhan kafe kushton me pak se 100 leke (te reja). Kamarieri pas 15 minutash me sjell kafene e porositur. Qeni i te zotit te barit, nje qen i palare, pis, me vjen te kembet e me sillet verdalle. Makiatua qe pi ka 80% uje dhe 20 % nje pis kafe. Ne titrat e faqosjes se Tv perballe lexoj: Dje ne Parlament Berisha i tha atij te pozites “Pis”. Gazetari Bashkim qe ka nisur te pres telefonata nga shikuesit ne emisionin e mengjesit, shkeput nga linja e telefonit nje hallexhi qe nisi te shaje me “liber shtepie” politikanet e korruptuar. Fus doren ne xhep, nxjerr disa te holla dhe i le mbi tavoline. Dal. 

Share: