Home KRYESORE “Shperthen” Neranxi

“Shperthen” Neranxi

Taksat e reja nga Bashkitë kanë vënë në vështirësi biznesin, duke sjellë për pasojë kalimin në status pasiv të një të tretës së kompanive. Alarmi vjen përmes  Shoqatës së Mbrojtjes së Tregtarëve.

Në një takim me këshilltarët e djathtë të Bashkisë Tiranë, kreu i kësaj Shoqate Nikollaq Neranxi, tha se disa prej taksave janë rritur edhe 200 deri 400 herë, duke vënë në vështirësi serioze biznesin. Ai kërkoi uljen urgjente të taksave për të parandaluar katastrofën e plotë të bizneseve, në një çast kur Qeveria flet për sukses imagjinare.

Të pranishëm në takim, këshilltarët e djathtë theksuan se paketa e re e taksave vendore u miratua në kundërshtim në kushtetutën dhe se po përdoret nga punonjësit e bashkisë për të bërë pazare me bizneset.

Sipas përfaqësuesve të bizneseve në takim, vetëm taksa e tableës është rritur me 375 herë, ndërkohë që taksa e arsimit u kushton disa kompanive deri 50 mijë euro

Share: