Home KRYESORE Sovraniteti dhe integriteti

Sovraniteti dhe integriteti

Nga Enver Bytyci

Paskal Milo me ne fund, rreth te 70 -tave, u shfaq sovran. Ndersa Josefina Topalli thjesht perseriti qendrimin e saj ne kontinuitet sa i perket sovranitetit te vendit.

Dallimi midis tyre eshte thelbesor, por kundershtia eshte e njejte. Nuk do analizoj qendrimet, sidomos te Jozit, e cila edhe ne rastin e fundit nuk beri kompromis me filozofine e te djathtes qe perfaqeson. Do ndalem te prof. Paskali, se eshte dhe profesor dhe se praktika e filozofia e tij nuk ka qene asnjehere sovranizmi, madje as integriteti. Por Paskal Milo ka nje merite: Si himariot qe eshte nuk ka thene vete kurre se eshte grek. Ne tjeret ia kemi thene kete kur ai leshonte sovranitet e integritet ne favor te Greqise.

Sot zoti Milo pretendon se sovranitetin po na e shkelin ambasadori Lu dhe ambasadorja Vlahutin. Pse? Se ata te dy po marrin pjese ne mbledhjet e grupeve parlamentare te PD, PS e LSI. Dhe cfare kerkojne? Thjesht nje ligj per reformen ne drejtesi per Shqiperine, per ne qytetaret shqiptare.

Milo tha se ambasadoret po shkelin vijen e kuqe, sikur ata te kidhin ardhur ne Shqiperi me tanke e topa dhe me autoritetin ushtarak t’i imponoheshin deputeteve shqiptare. Pastaj tha se kjo nuk lejohet ne nje vend anetar te NATO-s. Nderkohe qe anetaresia ne NATO e BE jane aresyet e intervenimit te dy ambasadoreve te nderuar.

Qenia ne NATO eshte merite e shqiptareve dhe dy burrave te kohes, Xhorxh W. Bush dhe ish- kryeministrit Berisha. Nuk eshte merite e Milos as e Rames, as e Spartak Ngjeles qe manipulojne me nderhyrjen amerikane dhe ligjin e reformes ne drejtesi.

Por ka edhe nje raport midis sovranitetit dhe integritetit. Te dyja keto kane nje lidhje logjike. Sa me me integritet, dmth sa me e pakorruptuar dhe painkriminuar te jete qeverisja, aq me shume forcohet vendimmarrja shteterore sovrane. Po ne jemi bere te na qajne e te na vajtojne edhe pjesa afrikane joshtetformuese. Cdo dite gjykatat po japin vendime me te cilat deshmohet se deputetet tane jane hajdute, kusare, trafikante e vrases. Madje “nuk mbajne mend” ke kane vrare e cfare trafiqesh kane bere. Betohen se nuk kane shkele ligjin e kur gjykata ua provon, si ne rastin e Kokedhimes, ngrejne koken e mburren.

Ky lloj integriteti politik, moral e shteteror mund ta beje NATO-n te marre vendim per vendosjen e pranise ushtarake te saj ne Shqiperi, jo me te detyroje Donald Lu-ne te jete i pranishem ne komisione e grupe parlamentare.

Me kete integritet qeverisjeje ne meritojme te shpallemi protektorat, duke e kthyer vendin ne situaten e periudhes se principates se Princ Vidit.

Edhe ne kete pike ndryshojne reagimet e Jozefina Topallit e Paskal Milos. Ndryshe nga demokratja Topalli, demokrati social, Milo nuk e hodhi shashken e Rames per shkak te parimit te sovranitetit. Vija e kuqe qe ai permendi ishte presioni i radhes i kryeministrit antiglobslist, drejtuar ambasadorit amerikan. Ndersa sovraniteti i Milos eshte kujdestari qe oligarkia kriminale e ketij vendi te ruaje pasurite, pushtetin e privilegjet e pjesmarrjes ne krim.

Share: