Home KRYESORE A ESHTE MARREVESHJA SYKES-PICOT PERGJEGJSJA KRYESORE E LUFTRAVE NE LINDJEN E MESME...

A ESHTE MARREVESHJA SYKES-PICOT PERGJEGJSJA KRYESORE E LUFTRAVE NE LINDJEN E MESME ?

Nga Avokat Shpetim Beqiri

Kongresi i Vjenës, 200 vite më parë vendosi kufinjët e Evropës “së re”, si një domosdoshmëri dhe përgjigje e anarkisë politike dhe luftrave të përgjakshme që po kalonte Evropa si pasojë e revolucionit francez dhe luftrave të Napoleonit. Një shekull më vonë, në mesin e luftës së Parë Botërore (viti 1916) u nënshkrua një dokument sekret midis dy fuqive Anglisë dhe Francës për ndarjen e Lindjes së Mesme, marrëveshja u fut në histori me emrin Sykes-Picot marrëveshja u quajt Trepalëshe (Sykes-Picot) Marrëveshje për ndarjen e Perandorisë Osmane: Angli, Francë dhe Rusi. Pak vite më parë nga nënshkrimi i Marrëveshjes Sykes-Picot, fuqitë e mëdha të Evropës kishin vendosur copëtimin e trojeve shqiptare (1913), dhe në vitin 1915 sërish fuqitë e mëdha të Evropës pasi kishin njohur autonominë e Shqipërsie në një marrëveshje të fshehtë kishin nënshkruar për copëtimin e Shqipërisë që vetë e kishin njohur, Evropa veproj ndaj shqiptarëve me dy standarte.

Duket sikur Marrëveshja Sykes-Picot për nga natyra dhe mënyra e formalizimit dhe nënshkrimit pati ngjashmëri me traktatet dhe marrëveshjet për copëtimin e trojeve shqiptare dhe me vonë në fshetësi për copëtimin e Shqipërise edhe pse kjo e fundit nuk u finalizua kurrë. Pra, Lindja e Mesme dhe Ballkani e kanë një gjë të përbashkët çështjen e pazgjidhshmërise së kufinjëve për shkak të ndërhyrjes së fuqive evropiane. Të kthehemi te Marrëveshja Sykes-Picot e cila pati nje ndikim vendimtar përsa i përket zhvillimit politik, territorial, gjeopolitikë dhe strategjik ajo i dha përgjigjen pytjes që kishte kohë që qarkullonte në kanceleritë evropiane çdo bëhet me “Eastern Question” ose çështja e Lindjes.

Nga marrëveshja Anglia përfitonte kontrollin e vendeve si Irak, Iran e Jordaninë, ndërsa Franca Sirinë dhe Libanin, shumë marrëveshje të tjera janë hartuar dhe nënshkruar pak a shumë në të njëjtën linjë me Marrëveshjen Sykes-Picot edhe për vetë faktin së rënia definitive e Perandorisë Osmane dhe rritja e protagonizmit të lëvizjes arabe dhe sioniste që si baze ideologjike kishin nacionalizmin, u pa e domosdoshme pikërisht nënshkrimi i marrëveshjeve të tjera. Duke filluar me Deklaratën e Balfour, më pas me traktatin e Sevres dhe me shumë marrëveshje të tjera sekrete deri tek traktatet e paqes midis arabëve dhe izraelianëve.

Po të shikojme me kujdes ndarja e shteteve në Lindjen e Mesme ka ngelur pak a shume siç deshën dhe imagjinuan Sykes dhe Picot, dhe po të shikojmë harten gjeografike te Lindjes së Mesme duket qarte sikur kufinjët janë hequr me një vizore, ky fakt dëshmon se si Sykes dhe Picot nuk kishin informacionin dhe mbi të gjitha nuk e njihnin territorin dhe realitetin e Lindjes së Mesme dhe të Islamit në Përgjithësi. Në lidhje me këtë ndarje kohët e fundit është rritur paknaqësia sidomos nga Turqia e cila nëpërmjet deklaratave të kryeministrit të saj Ahmet Davutoglu ka shprehur kundërshtimin që Turqia i ka bërë gjithmonë marrëveshjes Sykes-Picot, sigurisht që paknaqësia më e madhe vjen nga Kurdët, të cilëve i është mohur e drejta për të pasur shtetin e tyre.

Marrëveshja në fjalë, e cila filloj te njihej në arenën ndërkombëtare me emrat e dy diplomatëve Sykes dhe Picot që ishin arkitektët e saj kryesorë, anglezi Sir Mark Sykes dhe francezi Francois Picot, mund të lexohet si një pikënisje e historisë së botës moderne arabe dhe e asaj Islame në përgjithësi. Efektet e marrëveshjes në rrafshin politik ekonomik dhe fetarë ende ndikojnë, madje, kushtëzojnë gjeopolitikën e Lindjës së Mesme duke projektuar një raport dhe një realitet të ri në marrëdhëniet midis Lindjes dhe Perëndimit.

Në esenë “Marrezia e Churchill. Shpikja e Irakut” Christopher Catherëood shkruan se “marrëveshja mori një famë të keqe në imagjinatën e popullit arab e cila sipas arabëve përfaqësonte egërsinë dhe ligësinë e projektit perëndimore për t’ia etiketuar të gjitha të këqijat e kolonializmit popullit të lirë arab”. Ai shton më tej se ishte një gabim fatal me pasoja deri në ditët e sotme që Winston Churchill atëhere vetëm 20 vjeç, dmth Anglia, mbështeti lindjen e një shteti ibrid si Iraku nga gërmadhat e Perandorisë Osmane, krijimi i këtij shteti kishte në përbërje etni dhe komunitete të ndryshme fetare si kurd, shiitë, sunitë dhe në krye të këtij shteti u vendos një Hasemit që nuk kishte lidhje me realitetin.

Në publicistikën e shekullit 18 Perandoria Osmane njihej si “njeriu i sëmurë” i Bosforit. Pas Marrëveshjes Sykes–Picot, e cila me pas u diskutua në detaje në Konferencën e Kairos të vitit 1921 nga anglezët të cilët zotëronin pak a shumë të gjithë rajonin duke filluar nga Suezi deri në Indi; më pas u diskutua edhe në Lozanë gjatë bisedimeve për traktatin e paqës me trashigimtarin e Perandorisë Osmane Turqia, më pas u diskutua edhe në Londër ku morën pjesë të gjitha fuqitë evropiane, këtë radhë u diskutua për çështjet ekonomike (burimet nëntokësore). Në Konferencën Ndërkombëtare të Sanremos të vitit 1920, shtetet fituese të luftës së Parë Botërore kishin parashikur futjen e një dispozite juridike o të një instrumenti ligjor ku parashikohej sipas së drejtës ndërkombëtare se do vazhdonte dominimi nga ana e perëndimorëve të asaj pjesë të Lindjës së Mesme ku më parë kishte qenë nën pushtimin e Perandorisë Osmane. Në fakt Franca shtriu influencën e saj në shtetin e porsalindur të Sirisë që në atë kohë përfshinte edhe Libanin, ndërsa Anglia në Irakun perfshi gjithë periferinë e zonës së Jordanisë dhe të Izraelit.

Pra, mbi bazën e traktateve dhe të Konferencave në fjalë rrodhën ngjarjet në dekadat që vijuan që siç e dimë tronditën gjithë rajonin. Eshtë fakt historik që çështja arabe dhe ajo sioniste që vazhdon akoma edhe sot, lindi me marreveshjen Sykes-Picot dhe me “Deklaratën e Balfour” të 1917 me të cilën Anglia merrte përsipër mbështetjen e krijimit të një vatre Izraelite. Gjithashtu Marrëveshjes Sykes-Picot i atribuohet edhe zhvillimi i dy tematikave shume të rëndësishme që në plan të parë duket si sekondare pasi nuk kishin të bënin me ndarjen e kufinjëve ata ishin: e para çështja e naftës dhe e dyta bashkimi i botës arabe sunite pas rrëzimit të Kalifit Osman.

Teme shume aktuale, sidomos pas ndërhyrjes ushtarake të perëndimorëve në Afghanistan (2001) e Irak (2003), dhe të trazirave politike që kanë ndikuar në botën arabe sunite e njohur në kronikat si “pranvera arabe” dhe se fundmi lindja (2014) e lëvizjes islamike nën siglën “Shteti Islamik” ose ISIL (Islamic State in Iraq and the Levant), ose ISIS (Islamic State in Iraq and Syria), e njohur edhe si Daesh (Da’ish) i cili ka si qëllim politik, ideologjik dhe fetare instalimin e regjimit të Kalifatit. ISIS e konsideron Marrëveshjen Sykes-Picot si letër e grisur, pa vlerë. Sot, konfliktet që konsumohen në Siri dhe Irak përfaqësojnë luftën e Pare Rajonale midis “fuqive” lokale kryesore si Arabia Saudite, Iran, Turchia e Qartar kjo e fundit më shumë si një fuqi me natyrë financiare se sa ushtarake, të cilat për hir të së vërtetës janë të mandatuara. Ky konflikt rajonal po ndodh si pasojë e gabimeve në ndarjen e kufinjëve.

Interesi kryesore i “fuqive” lokale është ridifinimi i ekuilibrave gjeopolitik duke pasur parasysh konfliktete fetare atë midis sunitëve dhe Shiitëve, dhe të ekulibrave gjeo-ekonomik sigurisht duke pasur parasysh edhe kontrollin e çmimit të naftës, këto dy faktore sillen rreth dy shteteve Siri dhe Iraq të formuar nga Sykes-Picot. Siria qeveriset nga Alawiti, degë e ortodoksisë por që përgjithësisht përfshihet në familjen e madhe Shiite. Thuhet se në Konferencën e Kairos të vitit 1921 e cila udhëhiqej atëhere nga i riu Churchill, asokohe Sekretar i Kolonive i Mbretërisë së Anglisë u krijua kastile nga ex nihilo ose nga zeroja Shteti iraken me qëllim që të bashkonte dy pellgjet e naftës nën një strukturë administrative-shtetrore, njëri shtrihej në rajonin e kurdistanit në veri dhe tjetri ne jug i populluar nga shitët. Sot me hyrjen në skenën e Lindjës së Mesme të ISIS ndoshta ndodhemi përballë disa kushteve të reja të cilat kanë ndryshuar skenën politike dhe gjeopolitke të Lindjes së Mesme. Shtrohet pyetja si do shkoja Cështja e Lindjes së Mesme pas 100 vitesh nga marrëveshja Sykes-Picot ? Eshtë e qarte se problemi i rindarjes së kufinjëve është aktual dhe po del çdo ditë e më shumë në pah në arenën ndërkombëtare, gjithashtu, duhet të presim se çfarë do të ndodhi me “Kalifatin” e Shtetit Islamik dhe sa do influencojë në rindarjen kufinjëve, dhe si do shkojë konflikti midis sunitëve përfaqësuar nga Arabia Saudite dhe shitëve përfaqësur nga Irani. Eshtë padyshim e sigurte se në vitet e ardhshme do të asistojmë në ndryshimin gjeografik të Lindjes së Mesme. Aktualisht bisedimet ne Vienë për Sirinë dhe Lindjen e Mesme duket sikur kanë një ngjashmeri historike me Konferencën e Kairos të vitit 1921. Për ta mbyllur me një shprehje të Edward Mandell House këshilltarë për politikën e jashtme i presidentit amerikan Woodrow Wilson i cili komentoj “gjithçka është e gabuar, janë duke krijuar një terren pjellor për luftrat e ardhshme”. Shpresojmë që rindarja e kufinjëvë të bëhët në mënyrë të drejtë që Lindja e Mesme të jetoj në paqe.

Share: