Home KRYESORE Galdini: Reforma ne Drejtesi jo si Reforme projektesh, por si Reforme Parimesh.

Galdini: Reforma ne Drejtesi jo si Reforme projektesh, por si Reforme Parimesh.

Aleati me i ri i PD, Kryetari i LDE Arian Galdini ka bere publik qendrimin e Partise qe ai drejton, pas deshtimit te takimit Basha – Rama. Galdini shprehet se:”Kjo prirje e Shumices per ta paraqitur Reformen ne Drejtesi si nje koncension qe ata ia bejne Opozites dhe qytetareve shqiptare, per tu ndjere ose jo pjese e vizionit qeveritar, nuk ka asnje grime normaliteti brenda saj. Opozita nuk mund te thirret ne Tryeze e Dialog, per tia bashkuar projekteve dhe vizioneve qeveritare.

Shumica dhe Opozita dialogojne, komunikojne, bisedojne, bashkepunojne, bashkerendojne per vizione shtetberese. Nje Shumice qe e sheh Reformen ne Drejtesi si premtim elektoral dhe si vizion qeveritar, e kerkon Opoziten ne barke si dekor. Dhe kjo nuk mund te pranohet. Opozita as mund te dekorizohet e as mund te asgjesohet e zhbehet. Ky vizion i Shumices qeverisese, ne bindjen tone me te thelle, nuk eshte aspak Euroatlantik. Asnje nga Partneret Nderkombetare nuk po kerkon nje Reforme ne Drejtesi si premtim e as si projekt i Qeverise.

Reforma ne Drejtesi po kerkohet si nje projeksion, brendi, domosdoshmeri, thelb per Shtetin e se Drejtes, ndeshkimin e te pandeshkueshmeve, fuqizimin e luftes kunder korrupsionit dhe krimit, e vijueshmerine e rruges se integrimit Europian te Shqiperise. Katandisja e Reformes ne Drejtesi si premtim elektoral a si projekt qeveritar, nuk ben as me shume e as me pak por zgjat tranzicionin dhe krijon vetem pune per eksperte e OJQ qe duan te punojne me projekte ne vitet e ardhshme. Ne qe e duam Shqiperine si patriote, ne qe e duam Shqiperine si euroatlantike, nuk mund te pranojme qe Shteti yne te behet si premtim elektoral apo si projekt per eksperte e OJQ.

Opozita nuk duhet ta pranoje e as lejoje kete synim te Shumices qeverisese. LDE i ben thirrje PD dhe aleateve te Koalicionit qe te ngreme ne kembe qytetaret e te mbrojme Shtetin tone, te ardhmen tone, demokracine dhe lirine tone.”

Share: