Home KRYESORE Po të isha çam, do kisha kërkuar te isha Grek…

Po të isha çam, do kisha kërkuar te isha Grek…

Nga Artan Fuga

Gjëja e parë do të kërkoja kudo, në ish atdheun tim, në Hagë, në Bruksel, kudo, të rimerrja nënshtetësinë greke!
Është shtetësia e të parëve të mi që ma kanë marrë me përdhunë duke më përzënë nga trojet dhe pronat e mia.
Kështu do të ribëhesha shqiptar Greqie.

Shqiptar Shqipërie jam e jam.
Cfarë të mirat do të kisha?
Plot!

E para do të bëja një hap përpara në çështjen time sepse këtë nënshtetësi nuk ma mohon dot njeri në botë.

Edhe poqese kam bërë ndonjë gabim, askush nuk ma heq dot nënshtetësinë sepse nuk ka ligj për këtë. Le që nuk kam bërë as faje e as gabime.

E dyta, do t’i kërkoja të drejtat e mia pronësore si nënshtetas grek dhe si të tilla edhe si shtetas europian. Do të forcohesha shumë në statusin tim juridik para gjykatave.

E treta, do të krijoja edhe parti në Greqi, sepse me parti në Shqipëri sidoqë të jetë, të drejta në Greqi nuk fitoj dot!

Kurse në Greqi duke hyrë në aleanca mund të vij edhe në pushtet.

E katërta do të kisha dynënshtetësi, edhe në Shqipëri.

Pse jo mund të isha njëkohësisht në dy vende në pushtet!

Këtë do ta kërkoja të parën poqese isha çam!

Dua statusin tim si shtetas grek. Të tjerat me rradhë!

Share: