Home KRYESORE A e dinë ligjvënësit nga vjen fjala vetting?

A e dinë ligjvënësit nga vjen fjala vetting?

Nga Ylli Dylgjeri

Ky është një shkurtim i fjalës veteriner.

Fjala veteriner e ka origjinën në mesin e shekullit të 17-të.

Shkurtimi i kesaj fjale në gjuhën e folur daton në 1860, ndërsa perdorimi në formën e foljes e kësaj fjale, që do të thotë “të trajtosh një kafshë,” erdhi disa dekada më vonë.

Sipas fjalorit anglisht të Oxford përdorimi më i hershëm i njohur është 1891- dhe u aplikua kryesisht në kontekstin e garave me kuaj.

Nga fillim të viteve 1900, Vet kishte filluar të përdoret si një sinonim për të vlerësuar, veçanërisht në kontekstin e kërkimit të të metave.

Në Shqipëri kjo fjalë hyri në fillim të vitit 2016. Vesi që do të pastrojë kjo fjalë përmes ligjit, nuk mbahet mënd kur ka hyrë.

Kaq duhet të na kishit sqaruar të nderuar ekspertë të komisionit të Reformës?

Veç Ministrit të Bujqësisë, nuk e di të ketë në sallën e kuvendit deputetë me njohuri veterinarie.

Nejse, me votimin e ligjit të Vettingut do mbidhet sërisht kuvendi i shqiperise në 12 gusht. Suksese!

Share: