Home KRYESORE Agron Duka sulmon Vangjush Dakon për papërgjegjshmëri!

Agron Duka sulmon Vangjush Dakon për papërgjegjshmëri!

????????????????????????????????????

Në përgjigje të thashethemeve se Agron Duka mund të jetë një nga votuesit e mundshëm të Qeverisë Rama 2, vjen një reagim i fortë i tij, kundër mikut të ngushtë të kryeministrit, kryetar i Bashkisë së Durrësit për të tretën herë, Vangjush Dako.

Duka reagon rrallë në media, prandaj dhe momenti i zgjedhur për këtë kritikë publike, duket mjaft i goditur dhe i qëllimtë.

“Plazhi Durrësit një nga më të preferuarit, vijon të mbart në kurriz përditë dhe me shumë mjaf shqetësime duke i vënë në siklet të gjithë pushuesit nga të gjitha trevat e Shqipërisë, bizneset, operatorët turistik, turistët.

Të gjithë po kalojnë një periudhë agonie dhe kjo situatë, jo sepse nuk është i bukur plazhi i Durrësit, jo sepse atij i mungojnë hotelet, jo sepse i mungojnë shërbimet dhe mikëpritja tradicionale e banorëve por kjo gjendje ka ardhur nga papërgjegjshmëria e pushtetarëve.

Të gjithë jemi dëshmitarë për inaugurimin e ujëmbledhësit të Manskurisë i cili do të furnizonte me ujë të gjithë bregdetin, por ky investim prej miliona dollarësh me sa duket nuk është vënë akoma në funksion sepse kusuret e këtij populli nuk kanë të sosur.

Preferuan të fillonin punimet e rrugëve në muajin maj, pikërisht atëherë kur sezoni turistik filloi, duke krijuar kaos total në trafik, rrëmujë dhe pluhur që e thithin qytetarët. Tani punimet janë pezulluar, më arsyetimin që jemi në sezon turistik dukë i lënë ato të çara, me gunga, vende-vende sope të çuditshme për të rifilluar pas sezonit. Të gjitha këto vendime të Qeverisë Vendore që kalojnë në veprim nuk mund ta justifikojë as edhe një fëmijë 3 vjeç të cilit i shket këmba kudo që ecën përgjatë rrugës së plazhit Durrës.
Sikur të mos mjaftojë kjo, turistët po blejnë pushimet me belá, mungon uji me ditë të tëra. Jemi kthyer në mesjetë duke blerë ujë me botë një herë në tre ditë 6 mijë lekë boti, ku me një përllogaritje të thjeshtë një familje për dhjetë ditë pushimi duhet t’i shtojë shpenzimeve të pushimeve verore një kosto ekstra prej 18000 lekë.

Turistët janë bërë si zogjtë shtegëtare, ata po largohen nga plazhi i Durrësit dhe askush nuk po qan hallin që biznesi durrsak është drejt humbjes përditë e më shumë…. Me sa duket kësaj qeverie i intereson reklamimi negativ për turizmin shqiptar ku pasojat negative kanë filluar të ndihen ndjeshëm për çdo familje Durrsake që ka ngritur me mund e djersë një biznes

Në çdo ambient veç një pyetje bëjnë: A mban dikush përgjegjësi për këtë gjendje?

Unë si qytetar i Durrësit, si Deputet i Parlamentit të Shqipërisë ia atashoj përgjegjësinë jo vetëm qeverisë qëndrore por mbi të gjitha fajtor për këtë kaos total dhe të qëllimshëm është Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

I bëj thirrje opozitës shqiptare të reagojë dhe të ngrejë zërin në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Qytetari sot po vuan, po rropatet. Ai shikon çdo gjë me indiferentizëm, sot ata po paguajnë mjaft shtrenjtë pasojat negative të kësaj gjendje.I 360grade.al

Share: