Home KRYESORE Dasara Karaiskaj per “Jeta Osh Qef”: I bej gjerat me fytyre, ja...

Dasara Karaiskaj per “Jeta Osh Qef”: I bej gjerat me fytyre, ja pa surat si puna juaj!

Nga Dasara Karaiskaj

O ju qe gënjeni miletin duke i thene se “Jeta osh qef “, kaq te trashe jeni sa mos te kuptoni qe une nuk shitem per nje krehje flokesh, se une dal pa krehur dhe nuk e kam problem hic.

Une jam aq pa komplekse dhe kam aq mënd sa te di te bej dallimin midis gjerave te rendesishme dhe atyre pa vlere, si puna juaj psh. Une kam aq kurajo sa gjithcka qe bej, e bej me fytyren time, jo pa surrat si puna juaj. Pse ju beri aq shume pershtypje qe degjova nje njeri qe e kishin masakruar pa e degjuar?

Ndoshta eshte ashtu sic thone por kur shoh se si njerez qe nuk kane asgje me te mire per te bere se sa te gjykojne te tjeret me akuazuan mua si te shitur e te blere nga nje person qe nuk e kisha pare kurre ne jete, pse duhet te besoj qe ato vajzat thone te verteten?

Mesohu o milet te degjosh te dy palet ne nje konflikt se nuk i dihet asnjehere ?! Dhe ne fund fare…te gjithe nuk late gje pa thene, po ama te gjithe e degjuat ????????

Share: