Home KRYESORE Erjon Veliaj, në Sharrë të ndërtohet një varrezë murale

Erjon Veliaj, në Sharrë të ndërtohet një varrezë murale

SONY DSC

Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj ka hapur procedurat tenderuese për ndërtimin e një varreze murale në Sharrë. Për këtë projekt, bashkia pritet të verë në dispozicion nga buxheti i saj një shumë prej 67 milion lekë të vjetra.

Tashmë procedura është në fazën fillestare dhe se pritet që ky projekt të marrë nismë dhe në terren. Sipas kërkesave të parashtruara, zhvillimi i objektit do të mbështetet në një modul konstruktiv bazë të dhënë për tipologjinë përkatëse. Koncepti i “nikes” është ndjekur gjatë gjithë zhvillimit të projektit, që nga ndërtimi i modulit bazë e deri në konceptimin e fasadave të objektit.

Në fasadat veriore, jugore dhe perëndimore elementi i “nikes” përsëritet me të njëjtin ritëm duke i dhënë objektit një pamje të qetë dhe statike në përputhje edhe me tipologjinë që përfaqëson. Ndërsa kolonada e vendosur në fasadën lindore formulon hyrjen në objekt dhe i jep atij një karakter monumental. shikoni foton

Share: