Home KRYESORE Galdini, Pushtimi i Kanabisit mbi Shqiperine.

Galdini, Pushtimi i Kanabisit mbi Shqiperine.

Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike Arian Galdini, ka bere nje deklarate per shtyp ku shpreh shqetesimin e madh te tij dhe te LDE, per ate qe ai e quan Pushtimi i Kanabisit mbi Shqiperine.

Pushtimi i Shqiperise nga kanabisi tashme eshte fakt. Ka deshmi nga i gjithe vendi per fusha, pllaja e gerxhe ngado, kudo, nga jugu ne veri nga lindja ne perendim, qe jane te mbjella me kanabis. Ka deshmi per furgona me perde ne rrethinat e Tiranes qe marin dhjetra gra e i transportojne ne parcelat e kanabisit ku punojne per 2 mije leke (te reja) dita.

Ka deshmi per te forte fshatrash e qytezash qe me arme ne dore zaptojne tokat e bashkefshatareve te tyre dhe i kthejne ne parcela te mbjella me kanabis. Ka deshmi se fshatra e qyteza te tera jetojne nen joshjen, tmerrin dhe perdhunen e ketyre grupeve te armatosura qe meren me mbjelljen dhe kultivimin e kanabisit. Gjithcka sot ne Shqiperi flet per nje Pushtim kapilar qe po i behet Shqiperise nga Bota e Krimit nepermjet kanabisit qe po lulezon ngado.

Ne si LDE shprehim shqetesimin dhe kerkojme vemendjen e Aleateve tane ne Koalicionin Opozitar, kerkojme vemendjen e Lulzim Bashes dhe te Partise Demokratike, kerkojme vemendjen e te gjithe atyre aktoreve dhe faktoreve politike ne Opozite a Qeverisje qe jane jashte dhe kunder ketij Pushtimi te Kanabisit mbi Shqiperine, qe te shpallim nje emergjence kombetare.

Ne si LDE kerkojme vemendjen edhe te Partnereve Strategjike Nderkombetare, SHBA dhe BE, qe te rikthejne misionet e tyre te monitorimit ne vendin tone, per te ndalur sa me pare kete krim te madh qe po behet mbi te sotmen dhe te nesermen e ketij vendi.
Pushtimi i kanabisit mbi Shqiperine, pervecse po fuqizon grupe te caktuara politike dhe kriminale, po inkriminon masivisht shoqerine shqiptare.

Nese ne zgjedhjet e vitit 2013 dhe 2015 ne patem per here te pare hyrjen ne Kuvend dhe ne Krye te Bashkive te Perfaqesuesve te Krimit apo te autoreve te krimeve te ndryshme, rreziku i Pushtimit te kanabisit mbi Shqiperine, mund te sjelle qe ne zgjedhjet e ardhshme te gjithe Zoterit e Kanabisit dhe te fortet e tyre neper fshatra dhe qyteza, nepermjet parave te medhaja ne dispozicion por edhe me fuqine e punedhenesit qe paguan me mire se kushdo tjeter, me trysnine dhe joshjen ne terren, por edhe me inkriminimin kapilar te shoqerise, mund te vrasin cdo shans per zgjedhje te lira e te ndershme dhe ti percaktojne fitimtaret e zgjedhjeve ne parcelat e kanabisit. Eshte joshese per nje bujk qe me mund, ndershmeri e sakrifica arrin maksimalisht te fitoje 600 leke dita e punes, kur dikush i ofron nje mundesi per te fituar 2000 leke dita. Eshte e frikshme per kete bujk, kur punedhenesi e fotografon dhe filmon bujkun duke punuar ne parcelat e kanabisit dhe e mban nen perdhunen e shantazhit te perhershem. Ky bujk nen joshjen e 2000 lekeve ne dite dhe nen friken e fotove duke punuar ne fushat me kanabisit kthehet ne skllav per ushtrine e votuesve te Zoterve te Kanabisit.

LDE e konsideron kete nje emergjence kombetare sepse ky Pushtim i kanabisit mbi Shqiperine eshte realisht nje rrezik madhor kombetar.

Shqiperise i duhet nje kryengritje kunder Shqiperise se Kanabisit. Po i lejuam Zoterit e Kanabisit dhe te fortet e tyre ne fshatra e qyteza qe te bejne edhe korrjet e kanabisit ne javet ne vijim, atehere ti harrojme njehere e mire zgjedhjet e lira dhe te ndershme.

Duhet kryengritje, sa me pare. Ne si LDE i bejme thirrje PD dhe Lulzim Bashes qe ta konsiderojne kete pushtim me kanabis te Shqiperise, si nje rrezik madhor kombetar.

Duhet rrezuar kjo Qeveri qe strehon Zoterit e Kanabisit dhe u jep mbrojtje te forteve te kanabisit. Po nuk u rrezua kjo Qeveri para korrjeve te kanabisit, ne parashikojme qe kjo Qeveri do ti fitoje zgjedhjet e parakohshme apo te koheshme, ne fushat e kanabisit. Shqiperise i duhet nje ore e me pare nje Qeveri teknike dhe nje lufte energjike kunder kanabisit.

Share: