Home KRYESORE Sejdarasi: Ministri Arben Ahmetaj genjeu perseri…!

Sejdarasi: Ministri Arben Ahmetaj genjeu perseri…!

Nga Bardhi Sejdarasi

Miku im, Ahmetaj, mininister financash, genjeu perseri sa i takon kufirit te taksimit per blerjet online. Vetem pak dite me pare, me ze dhe figure, Ahmetaj i garantoi shqiptaret (edhe mua) se pragu i tarifimit doganor do te ishte 45 Euro, pra mbi kete tarife do te paguanim TVSH dhe takse doganore te gjithe ne qe blinim online.

Ja ku e ka thene: Kliko ketu

Por dje ministri mbrojti ne qeveri nje tjeter tarife: 22 Euro, e pataksueshme! Ne fakt ministri e dinte qe shifra ishte 45 Euro ne VKM-ne qe kishte shkuar ne qeveri prej tij (verifikohet lehte nga e-aktet) Po pse ministri tha publikisht se do te respektohej nje standart i BE-se dhe nuk u miratuar tarifa e deklaruar?! Cili eshte standarti i BE-se? Si e gjeti ministri qe pragu duhet te ishte 22 Euro? Pse te mos ishte 12 Euro? Ose pse te mos ishte 102 Euro? Kur qeveria ne 2013 e ndryshoi kete prag nga 10.000 leke ne 20.000 leke (rreth 150 Euro), cfare mori ne konsiderate? Po tani qe e ndryshoi nga 150 Euro ne 22 Euro, cfare mori ne konsiderate? Ec e merre vesh! Te tjera ben, te tjera thua- eshte nje shprehje andej nga zona e ministrit! Tani shqiptaret nuk do te kene mundesi te blejne on-line, ose ata qe do te blejne mbi kete tarife do te duhet te paguajne edhe 22,4 % mbi cmimin e tarifuar.

Kjo e djeshmja e ministrit Ahmetaj, me kujton nje tjeter minister financash ca vite me pare, i cili paraqiti dhe miratoi ne qeveri nje VKM qe perjashtonte nga tarifa doganore nje subjekt te vetem qe importonte veshje te siperme e te poshtme nga te gjitha vendet vendet e BE-se? Eshte edhe sot ne fuqi kjo VKM?!!

Ja si rrotullohen punet e tarifave? Çfare lobimi i tmerrshem paska qene ky i fundit ( i parafundit ishte 10 vjet me pare)! Tani demin e mori edhe Posta Shqiptare qe kishte filluar te investonte per kete sherbim te ri! Pse, si mendoni ju, kot u “gris” Manjani, me mikun tim te Financave? Kaq per sot!

Share: