Home KRYESORE Mitropoliti grek: Rama synon dehelinizimin e Himarës

Mitropoliti grek: Rama synon dehelinizimin e Himarës

Kleriku i lartë i Kishës Ortodokse Greke sulmoi ashpër kryeministrin shqiptar Edi Rama, në lidhje me qëndrimet e tij ndaj Greqisë.

Mitropoliti i Dropullit, Pogonit dhe Konicës, Andreas, ka bërë disa deklarata që janë botuar në të përditshmen “Estia” dhe që janë pasqyruar në disa media të tjera greke.

“Një sulm ndaj Greqisë ka nisur nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, duke i përshkruar problematike marrëdhëniet shqiptaro-greke.

Prandaj, Edi Rama duhet të lerë mënjanë guximin dhe paturpësinë. Do apo nuk do ai, Epiri i Veriut herët a vonë do të bashkohet me Greqinë. Duke folur me ambasadorët, zoti Rama i ka imponuar Greqisë përgjegjësinë e plotë për akumulimin e kaq shumë problemeve”, e citon “Shqip” mitropolitin.

“Në qoftë se marrëdhëniet greko-shqiptare janë sipas zotit Rama më problematike për Tiranën, fajtori i madh është Shqipëria, për shkak se jo vetëm që nuk i respekton të drejtat themelore të njeriut të grekëve të Epirit të Veriut, por po konfiskon pasuritë e minoritetit për dehelenizimin e Himarës. Ai refuzon me kokëfortësi për të mbledhur dhe për të varrosur eshtrat e oficerëve grekë dhe ushtarëve heronj, siç refuzon me kokëfortësi ngritjen e varrezave ushtarake greke në Korçë. Paturpësisht ka propaganduar të ashtuquajturën “Shqipëria e Madhe” dhe qarkullojnë harta të Florinës, Kosturit, Janinës dhe Artës dhe Prevezës, të cilat bien’ në… Shqipëri”, thotë ndër të tjera Andreas.

Share: