Home KRYESORE Pagesat e rrugëve ne Shqipëri? Momenti te tregojmë qe nuk jemi dele!

Pagesat e rrugëve ne Shqipëri? Momenti te tregojmë qe nuk jemi dele!

Nga Mesila Doda

Çfarë po ndodh me pagesat e rrugeve ne Shqiperi eshte paralajmerimi i vjedhjes dhe varferimit te metejshem te qytetarit shqiptar.

Sot mediat paralajmeruan se do kete edhe 8 rruge te tjera me pagese, por ende askush nuk spjegon pse nuk na eshte dhene nje kilometer rruge e re e shtruar dhe pse rruget e ndertuara po prishen perdite.

Ku shkon taksa e qarkullimit qe paguajme? Gjendja e rrugeve eshte katastrofike, as investime, as rehabilitime…vetem tarifime, gjoba dhe tani taksa mbi taksa…

Sikur zyrtaret e larte te harxhonin per te ndertuar gjysmen e kohes qe harxhojne per te sajuar pagesa e varferim te metejshem te qytetarit, ky vend do ishte ndryshe.

Shpresoj shume qe qytetaret nuk do sillen si dele dhe deputetet nuk do jene çobene….

Share: