Home KRYESORE Qeveri teknike? Vetem mbi disa parime te paanshme themelore

Qeveri teknike? Vetem mbi disa parime te paanshme themelore

Nga Romeo Gurakuqi

Deklarata e ores 12.00 e dates 17.07.2016, e Kryeparlamentarit zotit Ilir Meta, eshte indikator i pozicionit kontradiktor te tij ne lidhje vendosjen e dyfishte politike: Ai eshte pjese e koalicionit qeverises, nderkohe qe eshte se paku partizan i nje varianti te ndryshem nga ai i promovuar nga Qeveria ku ai ben pjese, i Reformes ne Drejtesi. Ne thelb do te thoja qe ai, si dhe kundershtaret e tjere te reformes se promovuar nga ShBA dhe BE, eshte me se shumti partizan i ruajtjes se status quo-se se sistemit aktual te drejtesise dhe i kuadrit konstitucional te deformuar te vendit, qe i ka dhene atij dhe sivellezerve te tij, pozicionin e pamerituar dominues ne kasten drejtuese politike te vendit.

Deklarata nderkohe permbante nje sinjal ogurzi kercenues per vendin, te cilit hipotekisht i kujtohen skenaret e vellavrasjes, luftes politike me burgosje dhe kaosit shteteror, ne qofte se dikush nga kasta aktuale politike qeverisese dhe opozitare, do t’i bashkohet nismes se Departamentit te Shtetit te ShBA per te aprovuar me cdo kusht Reformen ne Sistemin e Drejtesise, qofte edhe ne versionin e fundit te perafruar nga Ndihmes Sekretarja e Shtetit Nuland. Pakenaqesia, ne mos armiqesia e Kryetarit te Parlamentit te Republikes, ndaj perfaqesuesit te Presidentit Obama ne Tirane, Ambasadorit Donald Lu, ishte nje sjellje ligjeruese e dallueshme qartesisht, indikator i pakenaqesie ndaj nje mosllogaritjeje te plote prej State Departament, te zotit Meta, si personazh politik i besueshem ne aktin e fundit te politikes republikane shqiptare. Ligjerimi i zotit Meta, pohonte deshperimin e tij si dhe paralajmerimin ndaj aleateve strategjike, se ai nuk ka ndermend te leshoje vendin qe ai ka, si faktor determinant ne politike dhe zoterues i botes kontrolluese financiare te vendit.

Dikush nga Opozita mund te gezohet pa u menduar thelle, se Deklarata e zotit Meta eshte nje sinjal pergjegjshmerie per leshim radhesh qeverise ne situate krize dhe Shqiperia po shkon drejt nje qeverie teknike dhe zgjedhjeve te parakohshme, por une mendoj deklarata per dalje hipotetike nga koalicioni, etj., eshte shume me e thelle dhe me e rende se kaq. Ajo eshte nje paralajmerim se vendi yne ndodhet para nje situate te rrezikshme te paralajmerimit te kalimit te kaos dhe ne djegie dokumentacionesh, faktesh, gjurmesh te veprave ne kundershtim me legjislacionin shqiptar, ne rast se rrezikohet establishmenti politik aktual. Kasta, qendrestare deri dje ne ndaljen e cdo reforme ndaj status quo-se institucionale, sot eshte e pergatitur per skenarin e tokes se djegur. Dhe Vendi qeveriset nga nje Kryeminister i dobet, i pavendosur, mbushur me nje mal mekatesh edhe ne rrethin e tij klientelist dhe amator ne politike, dhe kjo e rrit rrezikun per stabilitetin e vendit dhe te ardhmen e paqte te Shqiperise.

Ne qofte se, reforma aktuale ne drejtesi nuk do te aprovohet me daten 21 korrik 2016 dhe qeveria bie me te vertete dhe vendi vendoset para alternatives se krijimit te nje qeverie teknicienesh, qe do pergatise zgjedhje e parakoheshme, te ndershme dhe te drejta, dhe ketu dua te besoj nje here te vetme zotin Meta, atehere eshte e nevojshme qe kjo qeveri te ndertohet mbi disa parime te paanshme themelore:

1. Ajo qeveri duhet te kete nje mandat pak me te gjate se nje qeveri e mirefillte teknike, per shkak se duhet te permbylle disa drafte reformatore thelbesore, ndaj ajo duhet te te thirret Qeveria Teknike e Reformave te Qendrueshme;

2. Ajo do te duhet te drejtohet nga nje figure e spikatur, e vendosur, me integritet dhe e afte e jetes se vendit dhe e politikes, me pervoje te rendesishme ne fushen konstitucionale dhe e se drejtes ne pergjithesi, rreth se ciles do te duhet te ndermjetesojne realisht Aleatet tone strategjike dhe Presidenti i Republikes, me konsultimin e Kryeministri Aktual ne cilesine e kryetarit te Partise me te madhe politike ne vend dhe Shefi i Opozites;

3. Ajo qeveri do te duhet te ngarkohet, jo vetem me pergatitjen e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, me nje sistem votimi elektronik, por duhet te mandatohet per te permbyllur Reformen Kushtetuese, ne te cilen Drafti i reformes ne drejtesi, ne versionin e rekomandimit 88 te draftuar nga Zonja Nuland, te jete i perfshire ne Paketen e Re.

4. Per kete, Qeveria teknike do te duhet te jete e mandatuar per te krijuar nje Komison te Reformes Konstitucionale, te perbere nga pak eksperte shqiptare te excellences, pa parti dhe nga profesore konstitucionaliste te mirenjohur nderkombetare (si ne rastin e Kushtetutes se vitit 1998).

5. Drafti i Kushtetutes se Re, qe perfshin draftin e Reformes ne Drejtesi, do te duhet te kaloje ne referendum dhe te ratifikohet nga Parlamenti i ri qe do te dale nga zgjedhjet e reja.

6. Komisioni i Reformes Konstitucionale do te duhet te Pergatise edhe draftin e korrektuar te ligjit zgjedhor te pa bere deri me tani.

7. Gjetja e nje ministri te brendshem serioz dhe te vendosur per mbrojtjen e publikut i shoqeruar nga nje drejtor policie i ri nga brezi qe ka dhene prova pergjegjshmerie ndaj ligjit.

Vendi ndodhet ne udhekryq dhe eshte ne nderin e Kryeministrit Edi Rama, t’u kerkoje Aleateve te NATO-s, rritjen e pranise se tyre edhe ushtarake ne vend, per te shmangur cdo perpjekje per te destabilizuar vendin e vogel ballkanik qe nuk ngjitet dot vehte ne rangun e vendeve me standarde lirie, qendrueshmerie, sundimi te ligjit dhe rendi dhe laiciteti te kjarte dhe te pacenueshem.

Pesimet e kaluara mbi kurrizin e popullit te thjeshte, nga politikanet e tokes se djegur te vitit 1997, duhet te behen mesim per Republiken e vitit 2016.

Share: