Home KRYESORE Sallamet e skaduara riciklohen serish nga kompanitë!? Nese po, rrezikojmë epidemi!

Sallamet e skaduara riciklohen serish nga kompanitë!? Nese po, rrezikojmë epidemi!

Rezikut te temperaturave te larta kompanite e perpunimite salameve i shtojne edhe abuzimin vetjak per fitime qe i bejne produkteve te mishit duke i futur aditivë apo konservantë në doza mëtë larta me synimin e vetëm për t’i rritur kohëzgjatjen e tyre në treg.

Të gjithë artikujt mbajnë në etikë datën deri kur mund të konsumohet secili prej tyre dhe për mallin e pashitur, subjektet që i tregtojnë njoftojnë kompaninë e prodhimit për t’i tërhequr.

“Tërhiqen vetë nga kompania ku janë marrë dhe nuk e di si procedohet me ta pas këtij momenti. Për artikujt që vijnë nga Italia i asgjësojmë ose nëse janë në sasi të mëdha thërritet institucioni përkatës, AKU dhe ata e dinë si vazhdohet më tej”, thotë E Ll., përgjegjëse e një supermarket në kryeqytet.

Subjektet që tregtojnë i njoftojnë menjëherë kompanitë prodhuese për t’i larguar produktet që kanë skaduar ose janë në prag skadence, por sa të ndërgjegjshme janë kompanitë prodhuese për të hequr nga tregu dhe për t’i asgjesuar.

Burime te ndryshme mediatike thone qe kompanite e iterheqin dhe i fusin perseri ne perpunim per ti rishitur me stampe te re skadimi ne vend qe ti egzekutojne. Nese te verteta keto deklarata shendeti yne rezikon vertete dhe insitucionet duhet te gjejne menyrat e duhura per te mos e lejuar kete abuzim te demshem per shendetin e popullates. Dihe mire qe ne kete periudhe konsumi i ketyre produkteve eshte i madh dhe rezikojme epidemi te ndryshme!/Gazeta Telegraf

Share: