Home KRYESORE 17-vjeçarja akuzon komshiun për përdhunim, por arrestohet

17-vjeçarja akuzon komshiun për përdhunim, por arrestohet

Më 2 gusht në komisariatin 4 të të Tiranës u depozitua një kallëzim nga një 17-vjeçare e cila akuzoi komshiun e saj për përdhunim. Menjëherë forcat e policisë shkuan në rrugën “Halit Bega” dhe brenda ditës autori u arrestua. Për këtë u njoftua edhe zyrtarisht se ishte kryer një arrestim për përdhunimin e një të miture.

Prokurorët kërkuan menjëherë kryerjen e një ekspertimi mjekësor tek 17-vjeçarja me qëllim saktësimin e ngjarjes. Por mjekët konfirmuan se vajza nuk kishte kryer marrëdhënie seksuale në kohën kur pretendonte se ishte përdhunuar. Këtu lindën disa pikëpyetje mbi dëshminë e vajzës.

Ajo këmbëngulte se personi që banonte në të njëjtën lagje me të kishte hyrë në banesë pa dëshirën e saj dhe e kishte zhveshur. Më pas ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe ishte larguar.

Ndërsa i arrestuari gjithashtu 17-vjecar ka pasur një tjetër version. Ai tha se ka pasur një lidhje me vajzën, por prej pak kohësh nuk kanë qenë më bashkë pasi u kanë lindur kontradikta.

Ai tha se për këtë vajza ka sajuar përdhunimin. Pas kësaj prokurorët kanë nxjerrë një urdhër-ndalimi për 17-vjeçaren për kallëzim të rremë i cili është ekzekutuar nga policia./Lapsi.al

Share: