Home KRYESORE Librat-Guret e kilometrazhit te jetes dhe veprimtarise time

Librat-Guret e kilometrazhit te jetes dhe veprimtarise time

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Nje dite erdhi ne zyren time Ilir Bucpapaj, nje nga gazetaret me te mire te TVSH prej afro 30 vjetesh.

Iliri me intervistoi per origjinen e familjes time, per jeten personale, per shume fusha te aktivitetit tim ne artet e bukura, ne politike, ne karrieren diplomatike dhe ne veprimtarine akademike-universitare per shkencat politike, marredheniet nderkombetare dhe diplomaci.

Per te mos e konsumuar shume kohen time, Iliri kerkoi qe te fotografonte librat qe kam shkruar deri tani. Disa libra nuk m’u ndodhen per momentin…

Gjithsesi, librat jane segmentet me te rendesishme te veprimtarise time.. Librat jane guret e kilometrazhit qe mate rrugen qe kam bere pergjate jetes.

Dikush e llogarit jeten me vite, dikush e mate me karriere, dikush tjeter e cmon jeten me para dhe kapital. Secili mund te kete te drejte..

Une kam parametrin tim te matjes se jetes time: ky parameter jane LIBRAT qe kam shkruar dhe ato qe kam ne laboratorin e studimeve te mija…

Librat jane guret e keshtjelles time, qe i’a dedikoj kombit dhe popullit tim per gjeneratat qe do vijne…

Thone qe sot shqiptaret lexojne pak libra. Ndoshta! Edhe sikur te jete e vertete nuk eshte per t’u cuditur. Ne nje situate kur mbijetesa eshte prioriteti i shumices se shqiptareve, duhet pranuar se leximi i librit pret per kohe me te mira.

Mendoj e shpresoj se nuk do jete e larget dita kur shqiptaret do i kthehen librave si nje prej dashurive te vjetra. Athere veprimtaria jone do marre vleren e vet reale kombetare e njerezore.

Padyshim qe une dhe shume kolege te mij athere nuk do rrojme. Por do jemi brenda faqeve, rrjeshtave dhe fjaleve ne librat tane.

Ne fund te fundit libri eshte nje frut qe piqet per ta shijuar jo autoret e tij, por gjeneratat e koheve qe vijne….

Falenderoj gazetarin e nderuar Ilir Bucpapaj qe me nxiti te hedh keto rrjeshta ne facebook per ato qenie te cilave u kam kushtuar jeten time: LIBRAVE mij….

Share: