Home KRYESORE Arrestohen 5 shqiptare te Maqedonisë, po shkonin ne Siri

Arrestohen 5 shqiptare te Maqedonisë, po shkonin ne Siri

Ministri i Brendshëm maqedonas, Mitko Çatkov ka komunikuar se pesë shqiptarë të Maqedonisë janë arrestuar në Turqi, të dyshuar për pjesëmarrje në luftërat e huaja. Çavkov tha se operacioni për arrestimin e shqiptarëve është zhvilluar më 12 gusht në Ankara. Tre prej të arrestuarve janë nga Kumanova dhe dy nga Shkupi, raporton njofton “Tv Shenja”. Ata akuzohen se donin të shkonin të luftonin në Siri, përkrah organizatës ISIS. Të arrestuarit janë të moshave 18,19,20,21 dhe 24 vjeç.

Share: