Home KRYESORE Biden nuk respektoi flamurin e Serbisë?!

Biden nuk respektoi flamurin e Serbisë?!

Zëvendëspresidenti i SHBA-­së, Joseph Biden, në parakalimin para Gardës Kombëtare në Beograd, nuk u ndal fare para flamurin serb. Ky veprim i zëvendëspresidentit amerikan, ka ngjallur reagime të mëdha tek mediat serbe.

Udhëheqësit e protokollit në Ministrinë e Jashtme të Serbisë, në një deklaratë kanë thënë se është obligim që pas himnit të flamurit, pas kalimit nëpër tapetin e kuq para gardës ushtarake të Serbisë, të ndalet para flamurit serb dhe kërkohet që ta përkulë kokën.

Në rastin e Biden­it, ai vetëm ka kaluar, ndërsa kryeministri i Serbisë është ndalur për ta respektuar këtë flamur. Në vizitën e parë të numrit dy të Amerikës, siç raportojnë mediat serbe, gjatë kohës kur president i vendit ishte Boris Tadiç, Biden kishte përshendetur flamurin serb, pasi ish kreu i Serbisë e kishte udhëzuar me dorë, transmeton lajmi.net.

Në një tekst të medias serbe “B92” paraqitet se si lider të tjerë botërorë, gjatë vizitës në Serbi, kanë përshëndetur flamurin serb. Bëhet fjalë për kancelaren gjermane, Angela Merkel, presidentin e Kinës, Xi Jinping dhe atë rus Vladimir Putin./Dita.al

Share: