Home KRYESORE Biznesmenja për skandalin e Postës Shqiptare: Me çmim te ulet e kemi...

Biznesmenja për skandalin e Postës Shqiptare: Me çmim te ulet e kemi bere!

Aurora Abazi administratore e kompanisë së të shoqit “Usluga” i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës, i cili një ditë më parë tha se Posta Shqiptare çon miliona euro në llogarinë e Abazit. Ajo thotë se çmimi i ofruar ndaj postës është faktikisht mjaft i ulët.

“Për çmimin ne kemi rene dakort dhe per ne si kompani është i ulët por pse mos e bëjmë për popullin shqiptar”, shprehet gruaja e Abazit në një prononcim për ABC Neës.

Ish-Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se në bashkëpunim me deputetin e tij Sadri Abazi, po vjel leket e taksapaguesve shqiptarë duke lënë me qera një ambient në pronësi të Abazit për Postën Shqiptare.

Berisha duke e quajtur çmimin prej 17 eurosh si dyfishin e vlerës, akuzon deputetin Sadri Abazi për perfitim të parave publike në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë.

Bëhet fjalë për Postën Shqiptare e gjendur pranë stacionit të trenit në Tiranë. Çmimi, ashtu si thekson edhe ish-kryeministri Berisha, është 17 euro për metër katror në muaj.

Posta Shqiptare e kontaktuar nga ABC Neës shmangu sqarimet e mëtejshme, lidhur me pagesën prej 17 eurosh metri katror të objektit në pronësi të kompanisë Usluga, me pretendimin e përgjithshëm se Posta Shqiptare është biznes i vetëfinancuar.

Për të konfirmuar këtë ajo këshillon per referece vetëm faqen e saj zyrtare, ku nuk gjen dot asgje me shume qe mund te hedh drite rreth vendimit te Postes Shqiptare për të lidhur kontratën që çon 55 mijë Euro në vit në portofolin e deputetit të PS-së./ABC News/

Share: